Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kaosi i zgjedhjeve, mosfunksionimi i administratës “tranzitore” dhe milionat që paguhen nga shqiptarët

by te Sheshi
20/08/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Deputetët janë me pushime, por Kuvendi i kërkon të dorëzojnë kompjuterat…

Nga Gjergji Koja

Në 25 qershor Shqipëria mbajti zgjedhjet e përgjithshshme parlamentare, ndërsa në shtator mblidhet Kuvendi i ri, i dalë nga këto zgjedhje.

Për të gjithë periudhën pothuajse 3-mujore, Kushtetuta parashikon vijimin e punës nga qeveria dhe parlamenti i vjetër, i cili mund të mblidhet vetëm në seanca të jashtëzakonshme.

Po të shtosh këtu edhe 30 ditë nga fushata zgjedhore, që pothuajse qeveria dhe Kuvendi janë jashtë funksionit dhe vëmendja përqëndrohet te zgjedhjet, atëherë pothuajse në 1/3 e një viti kalendarik vendi është me një qeveri dhe administratë që më të shumtën e rasteve nuk funksionon.

E gjithë kjo situatë në fund të fundit bie mbi qytetarët, që pavarësisht taksave që paguajnë nuk arrijnë të zgjidhin atë që kërkojnë.

Me një llogaritje të thjeshtë, 140 deputetë dhe një kabinetit qeveritar, që bashkë me zv.ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë mund të arrijë edhe shifrën 100, paguhet për inerci, deri në përfundimin e një mandati që përcaktohet në Kushtetutë dhe ligje të tjera të vendit.

Dhe kostot në këtë rast nuk janë të pakta, po të kihet parasysh që pagesat variojnë nga 1.5 deri në 2.2 milionë në muaj për çdo zyrtar, çka do të thotë se janë disa qindra milionë lekë që dalin nga buxheti, pra nga taksat e shqiptarëve dhe përfundojnë në xhepat funksionarëve, një pjesë e të cilëve humbasin statusin që kanë sot me qeverinë apo parlamentin e ri.

Periudhat e administratave tranzitore njihen në disa prej shteteve kryesore, por mënyra sesi funksionojnë hallkat e shtetit në Shqipëri, s´ka lidhje fare me atë që ndodh, bie fjala në SHBA, Gjermani apo në çdo vend tjetër ku është zgjedhur një formulë e tillë.

Kjo edhe për faktin se qeverisja në këtë vend konceptohet si një ndarje torte, tepsie, pushteti, parash, tenderash, konçensionesh, ofiqesh, pra janë poste dhe pozicione që dhurohen politikisht  dhe funksionojnë si të tilla deri në rotacionin politik apo krijimin e qeverisë dhe kuvendit të ri që del nga zgjedhjet.

Kodi Zgjedhor ka të përcaktuar periudhat kur mund të mbahen zgjedhjet parlamentare, që kanë një diferencë prej të paktën 3 muajsh nga kohë kur mblidhet parlamenti i dalë nga këto zgjedhje (në rastin më të mirë, pasi po të mbahen zgjedhjet në mars, atëherë kjo periudhë shkon në 6 muaj).

E gjithë kjo hapësirë “bosh” mund të jetë parashikuar si koha për nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve, proçeset e ankimimeve, që për herë të parë në 2017 nuk pati, deri në zyrtarizimin dhe përllogaritjen e mandateve që një forcë politike do të ketë në Kuvend, duke formalizuar kështu partitë e parë qeverisëse.

Dhe pothuajse kjo situatë vijon prej 20 vitesh, pavarësisht se më parë boshllëku nga momenti që zyrtarizohet rezultati nga KQZ deri në mbledhjen e parlamentit ishte më i vogël, për shkak të stërzgjatjes së proçedurave zgjedhore.

Në 2001 zgjedhjet u mbajtën në 24 qershor dhe Kuvendi u mblodh në shtator, pothuajse 3 muaj pas zgjedhjeve.

Në 2005 zgjedhjet u mbajtën në 3 korrik dhe sërisht Kuvendi u zgjodh në shtator.  Në 2009 dhe 2013 sërisht e njëjta situatë, sikundër edhe sot në 2017. Pra duket se kjo praktikë është sanksionuar nga ligjvënësi  dhe është salduar aq fort sa është e vetmja çështje që kurrë nuk shtrohet për diskutim qoftë edhe formal.

Në anën tjetër ajo që ndodh është se për atë që mund të quhet rrumpallë administrative-qeverisëse askush nuk mban përgjegjësi, megjithëse asnjë nga zyrtarët që ka në pikëpyetje pozicionin e tij për shkak të rotacionit të pushtetit nuk humbet në këto muaj asnjë privilegj.

Sot qeveria, sikundër edhe 4 apo 20 vjet më parë, mund të marrë çdo vendim që nesër mund të konsiderohet i pavlefshëm nga ekzekutivi i ri, por që mund të shkaktojë kosto financiare në buxhet dhe është shumë e vështirë që nesër dikush të mbajë përgjegjësi përsa kohë është një vendim kolegjial.

Në 2005-ën kur ndodhi rotacioni i pushtetit nga PS te PD, qeveria e kryesuar nga Berisha akuzonte paraardhësen e saj për krizën energjitike që përfshiu vendin në fund të vitit.

Tetë vjet më pas, kur Rama morri qeverisjen pas humbjes së Berishës në zgjedhjet e 2013, sërish u përball me fatura të papaguara që sipas shifrave zyrtare shkonin në mbi 700 milionë dollar dhe sërisht askush nuk mbajti përgjegjësi.

Sot qeveria mikse PS-PD-LSI do ia dorëzojë pushtetin socialistëve, që kanë votat për të qeverisur të vetëm dhe sërish askush nuk do të mbajë përgjegjësi për atë që ka ndodhur në këto 3 apo 4 muaj, kur secila nga palët që është sot në kabinet në mënyrë të hapur ose jo, e ka shprehur se po vazhdohet për inerci.

Thjesht këto situata përdoren si kapitale politike ku njëra palë akuzon palën tjetër, dikush tund një dosje, e cila sërisht futet në sirtar dhe nuk dihet se çka brenda, dhe këtu debati mbyllet.

Ndërkohë miliona groposen ose përfundojnë në xhepa zyrtarësh, që në varësi të postin që kanë vazhdojnë privilegje duke u paguar sërisht nga taksat e qytetarëve më të varfër në Europë.

Dhe sa kohë do të vazhdohet me këtë formulë nuk dihet, por ajo që duhet të ndodhë është një reformë e thellë për t’i dhënë fund kaosit para dhe paszgjedhor, vegjetimit në administratë dhe milionave që fare mirë mund të shkojnë për të përmirësuar qoftë edhe qendrat e të moshuarve apo çerdhet e fëmijëve. /tesheshi.com/

Tags: administrata tranzitorekuvendimilionaposteqeveria

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare
Gjeopolitikë

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Next Post
Studentet nga Prizreni më të mirat në Edirne të Turqisë

Studentet nga Prizreni më të mirat në Edirne të Turqisë

Superoperacioni, bllokohet gomonia me marjuanë: arrestohen dy skafistët shqiptarë

Superoperacioni, bllokohet gomonia me marjuanë: arrestohen dy skafistët shqiptarë

Të rinjtë suedezë mahnisin Edi Ramën nga Valbona (video)

Të rinjtë suedezë mahnisin Edi Ramën nga Valbona (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni