Kaos në Kuvend; ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka shpërthen ndaj ministrit aktual Saimir Tahiri. Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare ka shpërthyer një histeri politike që nuk ka përjashtuar asgjë nga fjalori i zhrgonit.
Teksa Tahiri po sillte në vëmendje progresraportin e vitit 2013 se policia e shtetit ka qenë në nivele të larta të korrupsionit, Noka ju kthye duke e kërkuar raportin fizik ku referohej. Ky ishte momenti ku Noka filloi edhe ofendimet në adresë të ministrit të Brendshëm duke e quajtur atë edhe ministër trafikant.
Ndërkaq, Ministri i Brendëshëm Saimir Tahiri tha se është e nevojshme të ketë një bashkëpunim mes policisë dhe qytetarëve për të qenë më të sigurt. Por Noka ka shpërthyer këtu duke i kërkuar “që të qërohet pasi është një trafikant”. Situata ka degraduar dhe mezi është qetësuar.
/tesheshi.com/