Zjarri në parlament, ku berishistët dogjën ulësen e Lulzim Bashës, kryetarit të PD-së zyrtare, ka pasuar me një reagim nga kryeministri Rama. Kanë prekur fundin, konkludon ai në pak rreshta.
“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe duke korrur humbje, humbje, humbje…
Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, shkruan kreu i mzhorancës. /tesheshi.com/