Sipas një studimi të kohëve të fundi, një lloj kandili “i pavdekshëm”, që mund të rinohet, si në filmin e Benjamin Button, po pushton oqeanet e botës.
Ashtu si karakteri i Brad Pittit, kandili i pavdekshëm shndërrohet nga i rritur në një foshnje, por më një bonus më shumë: ndryshe nga Benjamin Button, ky kandil mund ta përsërisë këtë proces pafundësisht.
Edhe pse në gjendje normale këta kandila lindin dhe vdesin sipas mënyrës tradicionale, në raste dëmtimesh fizike apo kriza të tjera, “në vend që të vdesin” ata i transformojnë të gjitha qelizat e tyre ekzistuese në një gjende më të re.
Me fjalë të tjera, ky lloj kandili klonon veten, duke krijuar koloni të tëra me kopje të vetes, duke e bërë veten praktikisht të “pavdekshëm.” /tesheshi.com/