Kjo nuk është hera e parë që dikush shet kanaçe me ajër. Por zakonisht kanë qenë me ajër të pastër.
Por një sipërmarrësh kinez ka menduar se ajri i ndotur i Pekinit mund të ishte një suvenir i mirë, e kështu vendosi ta vërë në jetë idenë e tij.
Në kanaçe janë të vizatura imazhe nga Pekini dhe të shoqëruara me përmbatjtje ironizuese: “Një përzierje unike azoti, oksigjeni dhe gjërash të tjera”.
Por ideatorët nuk kanë harruar të shkruajnë edhe përalajmërimet për rreziqet e mundshme, “rrezikun për mbytje” për shembull.
Pavarësisht idesë së “çmendur”, ideatori thotë se shitjet po shkojnë shumë mirë. Çdo kanaçe shitet rreth 3 euro. Një çmim aspak i lirë për një kanaçe bosh. /tesheshi.com/