“Çdo drejtori vendore e Policisë së Shtetit e ka të qartë se viti 2024 duhet të shënojë goditjen përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit”, premtoi ministri i Brendshëm Balla, gjë që ka munguar deri më sot nga qeveria, pra një premtim i tillë. E tha këtë në vlerësim të një operacioni të fundi anti-kabanis.
“Përpjekjet e grupeve apo individëve kriminalë duhet të bllokohen me çdo kusht dhe personat përgjegjës të vendosen para drejtësisë. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Shkodër dhe Tiranë për rezultatet e 24 orëve të fundit”, shkuan Balla, referuar operacionit policor “Seeds” në Shkodër dhe operacionit “Monitorimi” në Krujë, me goditjen e disa kultuvuesve.
Kujtojmë se kanabizimi është bërë xanxë e kësaju qeverisjeje, e cila akuzohet se ndërsa mbylli përfundimisht Lazaratin, mbylli sytë ndaj kanabizimit të territoreve të tjera kudo në Shqipëri. /tesheshi.com/