E majta shqiptare, e sigluar nën ankronimin ASHE (Aleanca për Shqipërinë Europiane), zgjodhi Kamzën si stacionin e fundit për të mbyllur fushatën elektorale.
Dhe jo pa arsye, pasi kjo zonë e Tiranës konsiderohet si një “bast” për t`u fituar nga e majta, pasi viktesh e vitesh nën drejtimin e krerëve të ardhur nga e djathta, ku më i bujshmi është aktuali, Xhelal Mziu.
Përballë tij ASHE ka zgjedhur Safet Gjicin, të njohur si president i ekipit të futbollit të Kukësit, e më pas si prefekt në Kukës.
Kryeministri Rama me në krah aleatin e tij Ilir Meta, kërkoi votën më 21 qershor, siç tha, për ta rikthyer plotësisht besimin për një Shqipëri që duhet të rilindë. /tesheshi.com/