Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kami: fantazma e mbetur e një qyteze minatorësh në veri të Shqipërisë

by te Sheshi
07/01/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 3 mins read
A A
Kami: fantazma e mbetur e një qyteze minatorësh në veri të Shqipërisë

Nga Gjon Neçaj

Rrëzë kodrinave rrethuar nga malet, anës rrugës automobilistike Krumë – “Bajram Curr”, në të djathtë të sheh syri ca rrënoja, por dhe ca pallate suvashqyer, që natyrshëm të provokojnë një pyetje dilematike të brendshme: vallë, a jeton kush këtu?! Dhe nëse jeton, ç’dreqin mund të bëjë aty?!

Është Kami, një qytezë mbi 40-vjeçare, produkt i ish-sistemit komunist, i njohur për cilësinë dhe sasinë e mineralit të kromit që nxirrte dhe eksportonte. Me një vendim të qeverisë së atëhershme të vitit 1968,  Kami u shpall qytet dhe brenda një kohe të shkurtër u ndërtuan apartamentet e para, ku kuptohet banorët e tij ishin pothuajse të gjithë të rinj, punonjës dhe kuadro të minierës.

993864_939693832732674_3993577799210763850_n

U ndërtuan jo vetëm pallate, por edhe shumë objekte social-kulturore si shkolla, spitali trekatësh, postë-telegrafa, libraria, kinemaja e objekte të tjera, duke marrë kështu pamjen e një qyteze me 5000 banorë.

Sot shumë prej banorëve e kujtojnë me nostalgji qytetin e tyre. Tashmë disa prej tyre kanë hapur dhe një grup në një nga rrjetet sociale, ku anëtarët postojnë herëpashere fotografi të qytetit të dikurshëm dhe foto të sotme, prej të cilave duket qartë dhe në mënyrë të trishtë braktisja dhe ndërtimet e rrënuara.

Besimi, njëri prej nismëtarëve të këtij grupi, fton të gjithë të kujtojnë vendlindjen e tyre, pavarësisht se anëtarët e grupit nga mos, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Kami i mëparshëm ka mbetur vetëm në fotot e zverdhura të këtij grupi si një kujtim i hershëm që mban lidhur të gjithë ata banorë që kanë kaluar një pjesë të jetës së tyre në këtë qytet, sot të banuar vetëm nga katër-pesë familje me 30-40 banorë. E pamundur të rikrijosh qytetin e dikurshëm pa shfletuar foto të para tre-katër dekadave.

Qyteti i vogël i minatorëve, dikur plot gjallëri, shpresë dhe të ardhme, tashmë e ka ndjerë së tepërmi shfrytëzimin e sistemit të kaluar deri në fund, pasi me vite të tëra nëpër galeritë e thella të vendburimeve të minierës nxirrnin mineralin e shumëkërkuar, kromin, për t’ia shitur  Jugosllavisë së atëhershme matanë kufirit. E shumë syresh duke lënë edhe jetën galerive të ftohta dhe dramatike.

Tashmë shumë godina  janë shkatërruar e gërmadhat ngrenë krye mbi fushën e Kamit si dëshmitare të një kohe të shkuar, kur ky qytet sot i heshtur gjallëronte mes atyre maleve e kur njerëzit ëndërronin për një të ardhme më të mirë.

Në kohën e lulëzimit të qytetit, në Kam kishte 12 pallate, ndërsa sot mezi mbahen në këmbë dy-tre syresh. Të tjerat janë rrënuar gjatë viteve të gjata të braktisjes nga banorët, të cilët u larguan për një jetë tjetër.

Ata që kanë mbetur të thonë se nuk kanë mundur të largohen. “Me ndryshimin e sistemit u shkatërruan minierat e çdo gjë, dhe ne mbetëm pa punë, pa prona. Sot mbijetojmë duke gërmuar atë pjesë kromi që ka mbetur pasi është përpirë tash një çerek shekulli duke sjellë edhe viktima në familjet tona”, shton njëri prej atyre pak banorëve që kalojnë jetën në atë qytezë-fantazmë.

12193293_188811391454113_983660175402551216_n

Kami është zymtia e një kohe moderne, me ca pak banorë që mbijetojnë si në një absurd, me shpresën se mbase një ditë minierat do funksionojnë e ata do punojnë për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.

Banorët e këtyre anëve shpresojnë në thithjen e kompanive të huaja që të rivënë në punë galeritë ekzistuese.Gjithashtu ata shpresojnë se reforma administrativo-territoriale diçka do sjellë për mirë.Qyteti i dikurshëm i minatorëve ka mbetur një lagje e njësisë administrative të Bytyçit.

Kjo njësi ka një shtrirje të gjerë dhe një numër të madh minierash të braktisura si dhe një numër  të pafund vendburimesh që shfrytëzohen në sipërfaqe apo në nëntokë, në mënyrë amatore nga vetë banorët. Kësaj njësie, tashmë në administrim të bashkisë së Tropojës, i përkasin edhe Lajthiza, Kepeneku,e tj.

Banorët kërkojnë që të vihet dorë në vendburimet e kromit, pasi ato janë ndërtuar dhe shfrytëzuar me dekada nga shteti. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Suedia dhe Danimarka pajtohen t’i heqin së shpejti kontrollet kufitare

Suedia dhe Danimarka pajtohen t’i heqin së shpejti kontrollet kufitare

Everton – Manchester City 2-1: Lukaku e sjell më pranë finalen e Kupës së Ligës

Everton - Manchester City 2-1: Lukaku e sjell më pranë finalen e Kupës së Ligës

Dita e parë në çerdhe e princit: dukesha e fotografon vetë

Dita e parë në çerdhe e princit: dukesha e fotografon vetë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni