Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka lënë në fuqi ligjin që përcakton vendosjen e kamerave të sigurisë në çdo biznes, duke rrëzuar kështu pretendimet e bizneseve kundër tij.
Shoqata e Tregtarëve e cilësoi antikushtetues detyrimin për të vendosur kamera sigurie me pamje video me cilësi të lartë dhe për të vendosur pamjet në dispozicion të drejtësisë për çdo rast.
Sipas tyre ky ligj shkelte të drejtat e njeriut.
Ligji, i cili u propozua nga ish.ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, detyron bizneset për instalimin e këtyre kamerave, në të kundërt gjobat variojnë nga 5 mijë deri në 100 mijë lekë./tesheshi.com/