Autoritetet britanike janë duke hetuar një tifoz të skuadrës Barnsley, i cili kishte kaluar 7 orë në tualetin e stadiumit. Sipas raportimeve të para thuhet se tifozi ishte i droguar dhe kishte kërkuar ndihmë nga shërbimet emergjente për të dalë nga ajo gjendje e tmerrshme që e kishte kapluar.
Muajin e kaluar shërbimet emergjente morën një thirrje nga Stadiumi Oakwell, pas 7 orëve që kishte përfunduar një ndeshje futbolli. Ben Taylor nga Policia e Barnsley-t, kishte deklaruar se kishin gjetur një 16 vjeçar në gjendje të tmerrshme në tualetin e stadiumit.
Adoleshenti ishte larguar nga stadiumi në orën 10:30, me ndihmën e spitalit të emergjencës.
Një muaj më pas, mjekët kanë konstatuar se i riu ishte i droguar, ndërkohë që organet e hetuesisë veç se kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast./tesheshi.com/