Kompania ruse e mbrojtjes “Kalashnikov” njoftoi se në vitin 2022 ka arritur prodhimin më të lartë të armëve në 20 vitet e fundit.
Në deklaratë thuhet se vitin e kaluar kompania ka rritur prodhimin e armëve me 40 për qind në krahasim me vitin 2021.
Thuhet se “Kallashnikovi” ka përmbushur 45 porosi prodhimi për shtetin vitin e kaluar, si dhe janë realizuar 25 porosi në fushën e bashkëpunimit ushtarako-teknik.
Në njoftim u theksua se këto janë porositë më të mëdha që janë realizuar në historinë e kompanisë, si dhe thuhet se prodhimi i armëve ka arritur nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit.
Kallashnikovi (Kalash), i njohur gjithashtu si AK-47, është një pushkë automatike e përdorur nga shumica e ushtrive të Bllokut Lindor pas Luftës së Dytë Botërore.
Ajo pushkë është projektuar në vitin 1947 nga Mikhail Kalashnikov, si pushka e parë automatike e vërtetë në botë.
Ndryshe nga shumica e pushkëve automatike të Luftës së Dytë Botërore, AK-47 ishte një pushkë kompakte dhe e lehtë, e cila kishte një rreze të mirë, një armë e fortë me aftësinë për të kontrolluar zjarrin (automatike, gjysmë automatike dhe të vetme).
Kallashnikovi përdoret edhe sot e kësaj dite, ndaj është në krye të botës për nga numri i pjesëve të prodhuara. /tesheshi.com/