Chang Ming Chuang, një turiste 66-vjeçare nga Tajvani, u vra pasi u kafshua nga një hipopotam bë gjoks. Ndodhi kjo në Kenia, në një park të mbrojtur në liqenin Naivasha, teksa gruaja po përpiqej ta fotografonte nga afër “kalin” e ujrave.
Në të njëjtin sulm, një tjetër turist u plagos, dhe që nga fillimi i vitit numërohen 6 viktima nga hipopotamët në rrjedhën e Nilit në të njëjtën zonë.
David Kilo, kryetar i Shoqatës së pronarëve të anijeve të në Lake Naivasha, tha për mediat lokale se rritja e nivelit të ujrave ka reduktuar zonën që u takon këtyre kafshëve për këtë arsye ato janë tashmë më afër hoteleve dhe fermave, me më shumë mundësi kontakti mes njerëzit.
Kuajt e Nilit janë një nga kafshët më agresive në Afrikë. /tesheshi.com/