Një sulm me të vërtetë i tmerrshëm ndodhi në fund të gushtit në një festival të njohur muzikor në Mbretërinë e Bashkuar, tha të hënën Policia Metropolitane.
Një deklaratë e policisë thoshte se më 25 gusht, rreth orës 18:00, një burrë i paidentifikuar iu afrua një vajze, e prezantoi veten si “Satana” dhe më pas e kafshoi egërsisht në buzën e saj të sipërme dhe në një pjesë të faqes.
Vajza e plagosur rëndë u ëua në një spital në perëndim të Londrës, ku ajo u operua menjëherë. Policia tha se dëmtimet ishin të tilla që “jeta e saj nuk do të ishte më e njëjtë pas kësaj”.
Ata gjithashtu shtuan se ajo do të duhet t’i nënshtrohet disa operacioneve të tjera.
I dyshuari u përshkrua në deklaratë si “një njeri muskuloz, me flokë të zinj dhe të shkurtër, i cili kishte veshur një T-shirt të zi gjatë sulmit”.
“Ky ka qenë një sulm me të vërtetë i tmerrshëm ndaj një vajze që ka pësuar lëndime që do të ndryshojnë jetën e saj dhe që kërkojnë një seri operacionesh komplekse. Burri që kreu këtë krim është padyshim i dhunshëm dhe i rrezikshëm dhe unë jam i vendosur për ta kapur sa më shpejt të jetë e mundur”, tha detektivi Driss Hayoukane. /tesheshi.com/