Pasi Departamenti Amerikan i Shtetit renditi në listën e zezë dhe Ramzan Kadyrov e familjen e tij, udhëheqësi polemist çeçen dërgoi një përgjigje.
“Pompeo, unë e pranoj luftën”, shkroi Kadyrov poshtë fotografisë në të cilën pozoi me një armë.
Departamenti i Shtetit sanksionoi Kadyrov sepse, sipas Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo tha seai përdori pandeminë koronavirus për shkelje serioze të të drejtave të njeriut në Çeçeni.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, tha se do të ishte e vështirë të ndiqte vendimin e SHBA-së, por që autoritetet ruse ende do të “gjenin një mënyrë”. /tesheshi.com/