Kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ndërmorri një takim me anëtarët e ekipit nageociator të sapoformuar për dialogun e më pas marrëveshjen me Serbinë, si dhe me ambasadorët e vendeve të Quntit. Qëllimi ishte shpalosja e vizioni të politikës së Prishtinës për të hapur një epokë të re raportesh me Serbinë, duke nisur që nga njohja prej saj e Kosovës si e pavarur.
“Bashkë me aleatët tanë perëndimorë do të dalim triumfues, duke siguruar njohjen e pavarësisë nga Serbia, ulësen në OKB dhe përshpejtimin në integrimet euroatlantike”, deklaroi Veseli.
Duke tentuar të potencojë aleancën e Kosovës me faktorin perëndimor, kryeparlamentari kosovar e theksoi me të madhe këtë detaj, duke iu referuar epokës së post-luftës.
“Kosova deri tani që nga koha e luftës ka bashkë-udhëtuar me aleatët e saj perëndimor nëpër çdo proces të rëndësishëm. E kaluara na ka treguar që ky bashkë-udhëtim, dhe uniteti i spektrit politik në çështje të mëdha ka rezultuar gjithnjë me fitore për Kosovën. Andaj unë sot kam vetëm një mesazh të qartë, ne jemi gati dhe në jemi bashkë”, tha Veseli. /tesheshi.com/