Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kadri Nuriu: mundësi kampion dhe tregtari që krijoi bashkë me të tjerë “tregun çam” në Tiranë

by te Sheshi
07/12/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Kadri Nuriu: mundësi kampion dhe tregtari që krijoi bashkë me të tjerë “tregun çam” në Tiranë
56
SHARES

Kadriu: “Ne jemi e vetmja familje që gjatë gjithë sistemit komunist kemi pasur 250 deri 300 kokë dele. Na i merrnin ditën ne shkonim dhe i merrnim natën. Mbanim barinj dhe nga bagëtitë nuk hiqnim dorë. Prindërit kanë qenë shumë të dhënë pas bujqësisë dhe nuk u shkëputën as në periudhën e sistemit komunist. Kushërinjtë e mi i kanë ende tufat e tyre të bagëtive edhe sot, pavarësisht se jetojnë në zemër të Tiranës”…

Nga Bardha Nergjoni

104611893

Të gjithë e dinë ku bie tregu çam. Është i vetmi aq pranë qendrës së kryeqytetit që edhe pas “epokës së kuponit tatimor”, ka frekuentimin më të madh; dhe jo vetëm nga banorët e Tiranës por të gjithë Shqipërisë. Një treg që ka znë vend në wikipedia; një treg që prej vitesh furnizon me mall tregtarët e  të gjithë vendit.

Po si u krijua tregu çam?

Pse mori një emër të tillë?

A ka më çamë në këtë treg?

Janë disa nga pyetjet që lindin natyrshëm dhe, ndërsa pyesim në rrugica e stenda se kush e themeloi këtë treg, tregtarët janë të një mendjeje se këtë treg e kanë themeluar dy familje me origjinë çame, për të cilët ata kanë fjalët më të mira.

Madje thuhet se familjet çame që e themeluan këtë treg, kanë dhënë fillimisht dhe mall pa para, për t’u ardhur në ndihmë atyre që e nisnin sefte tregëtinë.

Kush ishin Nurinjtë çamë të Tiranës

Ata janë pasardhësit e dy vëllezër çamë të vendosur në Tiranë pas genocidit grek ndaj tyre. U ngulën në kryeqytet me nipër e mbesa dhe, me siç e kanë virtyt, arritën ta ringrejnë fuqishëm jetën e re, pa iu dorëzuar fatit. Dhe njihet aftësia e tyre sidomos në tregëti. Dhe ishin pikërisht ata, nipërit e mbesat, të rritur tashmë, që në fillimet e `90-ës, do nisnin tregëtinë me Turqinë, për të ardhur deri tek themelimi i tregut çam.

Ishin jo më shumë se 6 persona që udhëtuan drejt Stambollit, morën mallin e parë dhe u rikthyen në vazhdimësi, derisa sa erdhi dita që tregu çam të furnizohej me maune.

Ata tërhoqën edhe të tjerë, ndihmuan me mall e mjete, u pasuruan dhe krijuan më tej biznese që i kanë edhe sot. Sekreti i çamëve tregtarë ishte se ata ishin bashkë në çdo gjë, ndihmonin njëri-tjetrin, vendosnin aq sa para  sa kishin për të blerë mallin dhe ndanin fitimet maksimale.

Historinë e fillesave të tregut çam e tregon një prej kampionëve të mundjes, i dekoruar nga Presidenti me titullin “Mjeshtër”, Kadri Nuriu.

Nuriu, juve ju njohin në Tiranë dhe Shqipëri si kampion mundjeje, por jo dhe si një ndër tregtarët e parë të tregut çam. Si u krijua ky treg?

Është e vërtetë që shumica më njohin si mundës dhe një vit më parë presidenti më dekoroi me titullin “Mjeshtër”, por unë jam pjesë e familjes së madhe Nuriu që krijoi tregun e njohur çam. Familjet Nuriu, (dy vëllezër me fëmijët dhe nipërit që jetonin në një shtëpi të madhe), ku mund të përmend Fadilin, Besimin, Arbenin, Lutfiun, Avniun, Namikun dhe Agon, nisën një aventurë që solli lulëzimin e tregtisë në tregun që më pas mori emrin “çam” duke qenë se ne ishim të gjithë çamë që jetonim në një shtëpi të madhe pranë hapsirës që u shndërrua më pas në një treg të rëndësishëm të kryeqytetit. Në vitin `90-`91 kemi filluar tregtinë dhe nga ajo kohë nuk jemi ndalur.

E mbani mend udhëtimin e marë drejt Turqisë?

U bë shkak Besimi që kishte udhëtuar një herë drejt Turqisë. Fillimisht kemi dalë me pasaporta falso. Shkuam  në Korçë pasi linja ishte Korçë-Stamboll dhe udhëtuam drejt Turqisë. Fillimisht blemë çanta dore. As gjuhë nuk dinim por me shenja arritëm të komunikojmë. Në ndonjë rast hasnim shqiptarë nga Kosova e Maqedonia. Kryesisht merrnim gjëra të vogla, që nga çorapet, bizhuteritë, çantat për femra, etj.

IMAG1423_BURST002

Tregu shqiptar kishte etje për të gjitha llojet e mallrave, apo jo?

Në atë kohë edhe gurë të sillje, shiteshin. Aq shumë kërkesa kishte sa rrugën e dytë bleva një furgon me vëllezërit dhe nipërit. Fitimi ishte një me tre. Pasi bleva furgonin dhe u shtua puna dhe leku, filluam me mjetet IFA nga ato të qumështit nëse i mbani mend. Bëmë disa rrugë me IFA e filluam me maune. Mallin e sjellë e shisnim për dy-tri ditë. Filluam me maunet, por ato vinin deri në Korçë pasi kishin frikë të udhëtonin drejt Tiranës. Shqipëria ishte e pasigurtë. Diskutonim me shoferët se çfarë donin që të vinin deri në Tiranë. Ata kërkonin naftë pasi këtu tek ne nafta ishte shumë lirë 10 lekë litri. Ne i mbushnim serbatorin me naftë dhe me 100 dollarë bakshish e vinin deri në Tiranë. Nga maunet e transferonim mallin tek Medreseja. Dalëngadalë tregtarët filluan të vijnë tek shtëpia jonë ku është sot tregu çam.

Pra, nga këtu nisi tregu çam?

Po pasi tregtarët e parë vinin e furnizoheshin tek shtëpia, merrnin të tjerë. Nuk kishim nevojë t’i dërgonim mallrat tek Pazari i Ri. Shkodranët e kuksianët kanë bërë shumë punë me ne. Fillimisht kemi tregtuar vetëm ne të familjes Nuriu. Më pasm duke njohur njerëzit filluam të jepnim mall edhe pa para. Dua ta theksoj se të gjithë na i kanë kthyer paratë që na detyroheshin. Ne kemi rrezikuar shumë pasi lëviznim me para në kohë shumë të vështira. Na ka ruajtur Zoti. Në 97-tën  na sulmonin me armë maunet. Por ne kemi pasur edhe një gjë të rëndësishme që na ka ndihmuar. Ishim të gjithë mjaft të organizuar. Dikush priste mallin, dikush e shoqëronte, një tjetër e shpërndante. ishim mjaft të lidhur me njëri-tjetrin e nuk kishim hile.

Tashmë, në rrugën e tregut çam nuk ka më vetëm tregtarë çamë. Si e shpjegoni?

Dyqanet mund t’i kenë çamë, por ata që shesin nuk janë të komunitetit tonë. Sigurisht që tregut çam i ngeli emri prej familjes sonë. Me kalimin e kohës i vumë edhe rrugës kryesore tek Posta emrin “Çamëria”. Donin t’ja vinin rrugës sonë afër shtëpisë por nuk pranova se ajo e kishte një emër të nderuar.

Tek tregu çam më parë gjeje edhe mallrat më të lira. Po tani?

Me thënë të drejtën më lirë aty ka qenë malli  se tek tregjet e tjera. Ne i jepnim me shumicë mallrat dhe pakica vepronte shpesh me çmim shumice. Edhe banorët e tjerë të lagjes përfituan nga tregu. Fillimisht kanë bërë ankesa për prishjen e qetësisë publike, por më pas ata që folën më shumë u punësuan tek ne, merrnin mallin pa lekë, i mësonim si të shisnin dhe u bënë me dy-tre shtëpi nga fitimi që merrnin. Ai treg i ka shërbyer gjithë Shqipërisë me mallra industrialë. Nga Kukësi e në të gjithë cepat e Shqipërisë vinin këtu, zbardhej derisa furnizoheshin e niseshin në vendin e tyre. Tani ka rënë. Edhe qendrat tregtare kanë bërë punën e vet kundër tregut. Tregu çam nuk është më ai treg që ka qenë. Atëherë një tregtar merrte një maune, tani nuk merr dot as mallra me pakicë.

modif-Tregu-cam

E ka dëmtuar edhe lufta kundër informalitetit këtë treg?

Me shtetin ne kemi qenë në rregull por atëherë fitimi ishte fitim. Mendimi im është se shumë po vuajnë për bukën e gojës. Nuk është më ajo kohë. Atëherë edhe ne furnizonim edhe Kosovën, por pasi u çlirua ata ndoqën rrugën e tregtisë vetë. Biznesi vogël ka nevojë për mbështetje. Nëse shesin çorape apo kanatjere çfarë mund t’i marrë shteti atyre. Tregtarët e vegjël duhen ndihmuar me patjetër.

Komuniteti çam e ka talent tregëtinë. Ju vazhdoni të merreni ende me tregëti?

Tani jam 62 vjeç dhe jam shkëputur nga tregtia. Jam larguar edhe nga lagjja e tregut çam. Baballarët tanë kanë qenë tregtarë. Të gjithë çamët janë marrë përgjithësisht me tregti. Mendoj se e kemi të trashëguar, pasi edhe në Çamëri babai transportonte vaj ulliri dhe e çonte në një fshat larg Paramithisë nga ku merrte misrin që zona e tij nuk e prodhonte. Pra bënte këmbim të mallrave dhe kjo ndodhte me sasi të mëdha.

Ju jeni gjithashtu të vetmet familje që keni mbajtur tufa bagëtish të imta edhe në komunizëm. Si keni mundur?

Mbajtja e bagëtive ishte amanet. Familjet çame kanë vazhduar traditën brez pas brezi. Edhe në çamëri familja jonë është marrë me bagëti të imta. Ne jemi e vetmja familje që gjatë gjithë sistemit komunist kemi pasur 250 deri 300 kokë dele. Na i merrnin ditën ne shkonim dhe i merrnim natën. Mbanim barinj dhe nga bagëtitë nuk hiqnim dorë. Prindërit kanë qenë shumë të dhënë pas bujqësisë dhe nuk u shkëputën as në periudhën e sistemit komunist. Kushërinjtë e mi i kanë ende tufat e tyre të bagëtive edhe sot, pavarësisht se jetojnë në zemër të Tiranës. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Deputetja Mesila Doda, një dedikim për Rrok Mirditën dhe ikjen e tij në amshim: Lamtumirë shkëlqesi!

Deputetja Mesila Doda, një dedikim për Rrok Mirditën dhe ikjen e tij në amshim: Lamtumirë shkëlqesi!

Alarm i kuq: smogu pushton Pekinin

Alarm i kuq: smogu pushton Pekinin

Erjon Braçe përballë Enkel Demit: Në parlament ndihem si në një haur!

Erjon Braçe përballë Enkel Demit: Në parlament ndihem si në një haur!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni