Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dha lajmin e diplomimit në Turqi, në akademinë më të mirë ushtarake të atij vendi, të 9 kadetëve shqiptarë.
“9 kadetë shqiptarë sapo u diplomuan në akademinë ushtarake më të mirë në Turqi. Marjo Meni, Ismail Canaj, Kristi Myrtollari, Klaudio Shkëmbi, Kristi Bazaj, Ditmar Hoxha dhe Franc Bazaj nga Forca Tokësore, Rodilen Allkanjari nga ajo Detare dhe Juxhin Marku nga Forca Ajrore, do të kthehen të shërbejnë në Forcat e Armatosura shqiptare. FA e arsimuar dhe profesioniste!“, shkrioi Xhaçka.
Kujtojmë që që pas viteve ’90, shumë të rinj shqiptarë shkuan në shkollat ushtarake në Turqinë, duke themeluar njëherësh një traditë ndërt vite të arsimimit ushtarak në këtë këtë vend. /tesheshi.com/