Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kadare: Kur “Përpjekja” e Lubonjës e quante një megalloman

by te Sheshi
28/01/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 7 mins read
A A
Kadare: Kur “Përpjekja” e Lubonjës e quante një megalloman

80-vjetori i Kadaresë është shoqëruar me urime të shumta ardhur ngado për shkrimtarin, sidomos nga politika, që nuk i lë këto raste pa shfrytëzuar në funksion të një marketingu, sado të vockël, jo për Kadarenë sigurisht. Sakaq, në narrativën që ka shoqëruar lajmet mbi 80-vjetorin e shkrimtarit me famë, janë dhënë  dhe pamjet filmike të pranimit të tij në Akedeminë Franceze, këtu e afro 20 vite të shkuara. Por, ndërsa për shumë shqiptarë asokohe ajo ishte një ngjarja e madhe që ua ushqente krenarinë kombëtare, nuk ka qenë e tillë për prijësin e mendimit kritik shqiptar të pas 90-ës, Fatos Lubonja, i cili e promovoi fort këtë frymë në revistën e tij Përpjekja (së bashku me Ramën dhe Klosin), për të destruktuar nacional-komunizmin shqiptar, sipas tij një ndër sëmundjet më të tmerrshme që komunizmi i la shoqërisë shqiptare, ku një dorë të mirë në këtë infeksion, gjithmonë sipas Përpjekjes, dha dhe Kadareja me veprën e tij.

Dhe do ishte pikërisht kurorëzimi i Kadaresë si anëtar i Akademisë Franceze, që do bëhej shkak për një shkrim të ashpër kundër tij, por dhe akademisë në fjalë, nga Përpjekja, një shkrim pa autor nominal, por që nuk është e vështirë që të konstatohet në të dora e Lubonjës.

Në fakt, Lubonja asnjëherë nuk e ka fshehur qëndrimin e tij kritik ndaj shkrimtarit, që, gjithsesi ka një konseguencë, ndryshe nga Rama, që gjithashtu e ka shpotitut paq shkrimtarin, sidomos ëndrrën e tij me durim stoik për Nobel-in në Letërsi, por që vitet e fundit, që nga përfshirja në politikë, i është shmangur këtij qëndrimi duke dhënë jo pak vlerësime, sado korteziale, për shkrimtarin e njohur shqiptar.

Shkrimi titullohet: “Pranimi i Kadaresë si Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale dhe Politike”

Ai nis me çudinë se si gazeta e atëhershme, “Koha Jonë”, tradhëton vetveten duke e vlerësuar çmimin dhe marrësin e tij, Kadarenë. Ishte një kohë kur shkrimtarit po i kontestohej fort dhe një ledhatim që po i bënte pushtetit të Berishës:

…“Koha Jonë”, më e madhja gazetë e pavarur e vendit, që deri dje nuk i kishte kursyer shpotitë, madje dhe akuzat ndaj vlerave moralo-politike të shkrimtarit, kësaj here jo vetëm u bë njësh me rreshtin e gjatë të lavdithurrësve, por arriti dhe t’i kërkojë ndjesë “Kadaresë gjenial” për “ndonjë pasaktësi” që ka shkruar lidhur me të kohët e fundit dhe ta shpallë pranimin e tij në A.SH.M.P. si më të madhen ngjarje historike në kulturën shqiptare!…

Më pas, shkrimi merr në trajtim vetë Akademinë Franceze që e bën Kadarenë anëtar të saj, duke mos e kursyer as atë, sidomos fjalëmbajtësin e rastit, të cilin e përtall hapur për çka ka thënë në adresë të shkrimtarit shqiptar:

…Kontributi dhe shembulli i shëmtuar që shkrimtari ka dhënë dhe vazhdon të japë në vendin e tij në fushën e moralit dhe politikës flasin në mënyrë elokuente për paradoksin e kësaj zgjedhjeje, e cila merr përmasa groteske porsa mendon qoftë dhe për një çast se personi në fjalë është piketuar nga kjo akademi si anëtar korrespondent qysh më 1989! (Për kujtesë nënvizojmë se është viti kur ai merrte pjesë në mbledhjet e organizatës bazë të PPSH-së si anëtar i kahershëm i kësaj partie, në mbledhjet e Kuvendit Popullor si deputet atij kuvendi dhe, çprej vdekjes së Hoxhës, në mbledhjen e Frontit Demokratik të vejushës së diktatorit, si zëvëndës i saj!)…

…Stërmundiminin që kërkon hedhja e një dritë pozitive mbi këtë kontribut duket se na e ndriçoi disi fjala e rastit e akademikut frëng Henri Amouroux, i cili, duke u përpjekur të shpjegojë pse-në e zgjedhjes së Kadaresë gjer dje si anëtar korrespondent i seksionit të gjeografisë në atë akademi, i dha paradoksit të lartpërmendur një dimension plotësisht surreal. Sipas tij, Kadare e paskej merituar atë prezencë prej korrespondenti gjeografik jo vetëm pse stinët zinin shumë vend në titujt e librave të tij, si psh, “Dimri i madh”, “Prill i thyer” etj, e, jo vetëm pse aty binte rëndom shi dhe mjegull, por dhe sepse në librat e korrespondentit nga Shqipëria u gjendkërkan fraza të tilla si “Ngjarjet më të çuditshme ndodhin gjithmonë në vjeshtë”. “Pra, kemi gjeografi”, i siguroi të pranishmit plaku i moçëm Amouroux….”

…Gjithashtu nuk mund të mos vëmë në dukje mungesën skandaloze të informacionit që tregoi ky historian. Ato çka tha për “vendin e shqiponjave”, Ptolemeun, Skënderbeun, Aleksandrin e Madh “që shante shqip” e të tjera përqeshje të shkencës së historisë, dukeshin sikur t’i kishte marrë nga ndonjë libër i tetëvjeçares i shtypur në Shqipëri, për të mos përmendur pastaj çfarë tha për disidencën dhe persekutimet e rënda të Kadaresë, si internimet, dënimet me punë krahu, ndalimin e botimit të veprave, e plot gjepura kësodore, nga të cilat të krijohej përshtypja se Amouroux-ja fliste me gojën e një ish-të burgosuri të çmendur, një legalist për të cilin thuhet se sa herë e sheh Kadarenë në gazetë apo televizion i mbushen sytë me lot dhe, duke nderuar me dorë në zemër, thotë i çmeritur: Ky është Leka Zogu!…

Dhe radhën e ka opinion shqiptar, qenia shqiptare, që në optikën e Përpjekjes shpalos një mjerim të dhimbshëm në mënyrën se si e ka përcjellë lajmin e anëtarësisë së Kadaresë në Akademinë Franceze:

…Le të vijmë tani tek ethet nacional-komuniste që përçuan këtë ngjarje. E kemi fjalën për atë stil monumental të trajtimit të personaliteteve, të trashëguar nga propaganda komuniste, i cila shurdhon njerëzit me britma patetike, retorikë patriotike, elozhe fanfaraske, megallomani e shqiptaromadhi, duke mos lënë asnjë hapësirë për fjalën e mençur, për gjykimin e kthjellët, për diskutimin  apo polemikën e vërtetë, për nxjerrjen në pah me kompetencë të vlerave apo mangësive, çka është, në fakt, e vetmja rrugë për të zhvilluar kulturën. “Përpjekja” mendon se vlerat e Kadaresë ishin ato para se ai të laureohej kësisoj dhe nuk kanë të bëjnë fare me akademi e cila, për hir të së vërtetës, duhet thënë se ka pasur në radhët e saj dhe persekutorë çifutësh. Ato duhen kërkuar në librat e tij të lexuar, të cilët, madje, duhen rilexuar në një kontekst të ri…     

…Por, ndërkaq, është e qartë si drita e diellit se shkrimtari i tyre i zemrës u duhet provincialëve shqiptarë për të ushqyer vanitetin e jo për të marrë ndonjë ushqim shpirtëror prej letërsisë së tij, sepse ka plot ndër ta që, ndonëse nuk kanë lexuar as 5 rreshta nga vepra, rrinë e mburren pasi, nga njëra anë, mund t’i thonë botës së kanë një shkrimtar të njohur, ndërsa, nga ana tjetër, mund të mbushin disi siluetin bosh të identitetit të tyre duke u identifikuar me të njohurin…

 …Këta “njerëz të vegjël”, për të cilët Reich-u thotë se “krenohen  me gjeneralët e tyre të mëdhenj, por nuk krenohen me veten”; “se njerëzit e vegjël i kthejnë në tiranët e tyre, ndërsa të mëdhenjtë e vërtetë i çojnë në varreza”, nuk janë në gjendje t’i njohin vlerat veçse kur këto jua thonë të tjerët. Për ta, ngjarje kulturore nuk është leximi i një libri, dëgjimi i një simfonie, shikimi i një shfaqjeje, por dhënia e çmimit për to…               

 …Provincialët shqiptarë, figura eminente politike e kulturore të aktualitetit, ngjajnë si kopje në miniaturë të Shqipërisë së Enver Hoxhës. Njëlloj si ajo Shqipëri e izoluar ata e ndjejnë shumë indiferencën e botës së qytetëruar e për këtë kërkojnë të legjitimohen duke u kapur pas figurash me emër, titujsh apo çmimesh. (Kujtoni atë perandorin fantazëm të Bizantit që u prit deri dhe nga Presidenti i Republikës  – me atë rast RD shkroi në faqen e parë një alamet artikulli me titull: “Një perandor zbret në Shqipëri” – dhe që pastaj iku me gjithë eskortën pa paguar as paratë e hotelit)…

…Duke mitizuar tituj e çmime, propaganda shqiptare kërkon jo vetëm të kompensojë komplekse inferioriteti, por dhe të ushqejë iluzionin se Shqipëria është tashmë kulturalisht e integruar në Europë. Mirëpo titujt dhe çmimet në rastin më të mirë nuk janë veçse pjesa e jashtme dhe më e parëndësishme e vlerave të atij që e merr, kurse në rastin më të keq, tek ata që i synojnë si i vetmi qëllim i jetës, ato mund të tjetërsojnë vetë thelbin e artit, e më në përgjithësi, të kulturës….”

Dhe në fund të shkrimit, radhën e ka vet Kadareja, figura dhe sjellja e tij, për të cilat ai etiketohet si një megalloman, mu për shkak të mënyrës së si reagon ndaj kritikave që i bëhen:

 …Kjo bjerrje e vërtetë e kulturës në emër të megallomanisë provinciale po pasqyrohet gjithnjë e më shumë tek vetë Kadareja. Në përgjigje ndaj kritikave që i bëhen ai nuk jep thuajse kurrë argumenta rreth vërrejtjes konkrete që i është bërë, çka mund të ishte e dobishme për zhvillimin e mendimit kritik shqiptar. Ai zë dhe ekzagjeron me megallomani përmasat e vetvetes në raport me kritikuesit; thotë se “nuk i njeh kërkushi” (dmth nuk i njeh perëndimi); vë në gojën e tyre gjëra që ata nuk i kanë thënë kurrë dhe, më në fund, krijon idenë sikur gjithë bota mbarë po shqetësohet “për shfrimet në Shqipëri ndaj shkrimtarit”. Sa për të dhënë një shembull të mënyrës se si përmbyset bota në retinën e Kadaresë, kujtojmë sesi, duke komentuar një proçes gjygjësor fare rutinë, që shtëpia e tij botues paskej hapur ndaj një gazete gjermane, tha se, “reagimi francez ishte shumë i ashpër”, a thua se qeveria franceze, opinion publik francez, Franca e tërë u ngrit për të vënë në vend dinjitetin e nëpërkëmbur të Kadaresë….

Kjo megallomani e Kadaresë, të cilën një pjesë e madhe e shqiptarëve e ushqejnë parreshtur me paditurinë, zbrazëtinë dhe injorancën e tyre, njëlloj siç ushqejnë dhe diktatorët e vet, bëhet shpesh e rrezikshme jo vetëm për jetën kulturore….  

/tesheshi.com/      

Related Posts

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Next Post
Reali i Madridit ka tentuar në tre raste ta “rrëmbejë” Lionel Mesin

Reali i Madridit ka tentuar në tre raste ta “rrëmbejë” Lionel Mesin

Arsyet pse duhet të limitoni përdorimin e aluminit

Arsyet pse duhet të limitoni përdorimin e aluminit

Flet vrasësi i pretenduar i aviatorit rus: nuk kam frikë nga rusët

Flet vrasësi i pretenduar i aviatorit rus: nuk kam frikë nga rusët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni