Një vizitë dyditore në Tiranë e presidentes Osmani, ka patur si kulm dhe një akt-takim me Kadarenë.
“Shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.
Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës!
Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!”, shkruan ajo.
Kujtojmë se gjatë luftës së Kosovës, nga Kadare do dilte libri “Ra ky mort e pamë”.
Kadare njihet për theksin e tij të mitizimit kombëtar në shumë vepra. /tesheshi.com/