Ish-deputeti elbasanas Luçiano Boçi mohoi që t’i kish përvetësuar celularin biznesmenit Gjergj Luca, dje gjatë një kacafytjeje mes tyre me sfond politik.
“Në video shihet një telefon i imi, i cili ka rënë në tokë”, tha Boçi në një konferencë për media në Elbasan.
Ndërsa sa për pamjet ku Luca po ai qëllon mbi Lucën dhe me ndihmën e një personi të dytë, Boçi ofroi këtë arsyetim: “Videos i mungon momenti i parë dhe kryesor, agresioni i Gjergj Lucës. Videoja është e manipuluar”, tha njeriu që kandidon sërish për deputet. /tesheshi.com/