Kabuli është tronditur sërish në pak ditë, pas një serie shpërthimesh që u kanë marrë jetën mbi 20 personave e kanë plagosur qindra të tjerë.
E gjitha ndodhi gjatë ceremonisë së varrimit të Salim Ezadyar, djalit të një senatori të shquar, cili u vra gjatë protestës së të premtes ku kërkohej rrëzimi i qeverisë. Mësohet se në mesin e turmës ka qenë dhe vetë shefi i ekzekutivit, Abdullah Abdullah, por që ka shpëtuar paq nga vdekja.
Kabuli është i gjithi i blinduar nga forcat e rendit, që gjithsesi nuk po munden dot t’i evitojnë shpërthimet vdekjeprurëse. Autoriteteve nuk u ka mbetur veçse të paralajmërojnë shtetasit që t’i evitojnë grumbullimet apo vendet publike me masa të mëdha njerëzish. /tesheshi.com/