Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A ka vdekur politikisht Saimir Tahiri dhe a po e hap ai serinë e “peshqve të mëdhenj?

by te Sheshi
17/10/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
A ka vdekur politikisht Saimir Tahiri dhe a po e hap ai serinë e “peshqve të mëdhenj?

Saimir Tahiri ka belbëzuar sot në konferencën e shtypit kur është ndjerë i braktisur nga të gjithë, e mbi të gjitha nga njeriu që e solli në politikë në vjeshtën e 12 vjetëve më parë, kryeministri Edi Rama.

I është marrë goja teksa po kundërshtonte akuzat ndaj tij dhe sulmet tashmë frenetike nga të gjithë të mëdhenjtë e opozitës, që duket se kanë siguruar një “peshk të madh” për ta goditur e për ta përdorur politikisht.

Po në fakt çdo të ndodhë me Saimir Tahirin politikisht, pas atij gjesti gati apokaliptik nga Prokurori i Përgjithshëm që refuzoi ta takojë, duke ndjellë kështu lajme të kobshme për ish-ministrin më jetëgjatë të rendit publik në Shqipëri?

Një fletë-arresti në fakt ndodhet në zyrën e Adriatik Llallës që prej një viti, jo për çështjen “Habilaj” por për të ashtuquajturën aferë të përgjimeve, ku Ilir Meta akuzoi Saimir Tahirin se po e përgjonte dhe se për këtë arsye i kërkonte Ramës çdo të martë shkarkimin e tij.

Por edhe pse Saimir Tahiri sot nuk ka asnjë pushtet politik, një eskalim i situatës, pra një arrestim i tij do të kishte reperkursione destabilizuese në politikë.

Pasi siç e tha edhe në deklaratën për shtyp, ai dinte shumë gjëra për persona që “i kam pasur përballë” dhe mund të hapë dosjet.

Edhe pse deputeti aktualisht me Kushtetutë nuk ka imunitet, një arrestim i tij merret vetëm me vendim parlamenti dhe në bazë të një procedurë të posaçme parlamentare, dhe e cila padyshim që do të ishte një kosto shumë e madhe për Edi Ramën.

Ndërsa një hetim nga Prokuroria do ishte normal; një nisje e hetimit që edhe pse në dukje e disfavorizon Tahirin, realisht i jep atij një armë të madhe që mund t’ishfrytëzojë mirë nëpërmjet dosjeve që ka tërhequr nga Ministria e Brendshme.

Por, gjithsesi ish-ministri i Brendshëm është treguar të paktën naiv politikisht dhe si i tillë ka të gjitha gjasat për të shkatërruar përfundimisht karrierën e tij politike.

Në një intervistë në Top Story më shumë se një vit më parë, ai deklaroi se Habilajt nuk janë tregtarë droge dhe shpalli se nëse vërtetohet se ata janë kriminelë ai do të kërkonte ndjesë publike për shitjen e makinës.

Sot erdhi dita dhe Tahiri bëri një ndjesë publikë që ngjau me një vetëvrasje politike.

Nëse ai do të mbajë qëndrimin e sotëm, gjysëm sentimental dhe gjysëm parimor, padyshim që ish-ministri nuk ka gjë në vijë për arsye se batareja artilerike e opozitës mund ta fundosë plotësisht.

Por nëse Saimir Tahiri do të nisë të flasë atë që di, pra të tregojë gjithçka mbi përpalsjet që ka pasur, historinë e vërtetë të drogës dhe rritjes së trafikut, atëherë ka shumë gjasa që jo vetëm të shpëtojë fytyrën por edhe të ngjallet politikisht duke marrë revansh.

Tahiri, megjithëse i ngjante Qemal Stafës dhe drejtoi një fondacion me emrin e ish-kreut të Rinisë Komuniste, nuk hyri në PS si një protagonist që vinte nga aksioni.

Ai hyri nga dritarja që e futi Edi Rama, kur u bë kryetar i PS-së në vitin 2005. Dhe të parin politikan që pasardhësi i gjatë i shtatshkurtit Nano solli brenda në kryesi, ishte Saimir Tahiri, të cilin e emëroi zëdhënës të PS-së.

Nuk zgjati shumë dhe në zgjedhjet e 2009-s e kandidoi në qarkun e Tiranës, përkatësisht në kombinat, duke e emëruar dhe kryetar i PS-së së kryeqytetit.

Pikërisht në vitin 2009 nisi dhe karriera politike aktive e Saimir Tahirit, i cili në konferencat e shtypit dilte me shkumsa dhe dërrasë të zezë si në shkollë.

Një karrierë politike deklamative aq sa  akuzoi në parlament të birin dhe vajzën e kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha.

Dhe ky i fundit e arrestoi të atin e Tahirit për kontrabandë ilaçesh, kur ai ishte një farmacist normal si shumë e shumë farmacistë. Dukej hapur që ishte një sulm politik.

Por pasi PS erdhi në pushtet, Edi Rama i dha dikasterin më të vështirë në vend, pataten më të nxehtë, Ministrinë e Brendshme.

Ishte një detyrë që pati dy fytyra: lavdinë e Lazaratit e më pas kanabisin në pjesën tjetër të vendit; por edhe intriga pallati, përgjime, shërbime sekrete e mbi të gjitha një luftë të tmerrshme me Ilir Metën.

Saimir Tahiri u mor personalisht me policët, operacionet e gjithçka, duke marrë mbi supe edhe të mirat por edhe problemet e policisë që nuk i pranoi kurrë.

Në një farë mënyrë pranoi edhe dështimin por edhe lavdinë mbi vete.

Madje edhe drejtorët e Policisë nëpër qarqe që nuk i ndryshoi kurrë, i kishte si grup miqsh, si bord CEO-sh, me të cilët drekoi edhe kur Edi Rama i kërkoi largimin, duke publikuar edhe foton me ta.

Kreu i LSI-së e ka dashur të larguar Tahirin dhe e realizoi vetëm në fund, pasi Rama e ruajti si gur këmbimi kur Meta i kërkoi kokën e tij.

E përdori si fil, që u sakrifikua kur Edi Rama ishte i rrethuar nga të gjithë.

Dhe Tahiri synoi ta përdorë këtë kartë pas zgjedhjeve, kur ndaheshin postet. Rama e mbajti me shpresë se do t’i japë ndonjë dikaster, ndoshta drejtësinë, bujqësinë apo edhe zv.kryeministër.

Por ndryshe nga ç’i premtoi e la thatë, vetëm një deputet, madje edhe pa drejtuar ndonjë komision parlamentar.

Tani, siç e tha dhe vetë, është në një moment mjaft të vështirë, si politikan po e po, e padyshim si njeri. Si prindër i një fëmijë që është, ai e pati të pranishëm të birin disa herë në deklaratë, duke iu referuar në apologjinë e tij pikës më të ndjeshme: fëmijës. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Shefja e BE-së në Kosovë, kritika deputetëve: Zgjohuni nga gjumi!

Shefja e BE-së në Kosovë, kritika deputetëve: Zgjohuni nga gjumi!

Çfarë ndodh nëse përplasen dy yje? Kjo është dhurata që zbret nga qielli

Çfarë ndodh nëse përplasen dy yje? Kjo është dhurata që zbret nga qielli

Rasti Kurteshi, kur vezët lëshohen kundër Vetëvendosje-s: ja me ç’sy i sheh tani sulmet e tilla partia e Visar Ymerit

Rasti Kurteshi, kur vezët lëshohen kundër Vetëvendosje-s: ja me ç’sy i sheh tani sulmet e tilla partia e Visar Ymerit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni