Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A ka qenë “kriminal” ish-shërbimi sekret shqiptar? Ja këshillat e Auron Tares për Kastriot Dervishin

by te Sheshi
18/08/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
A ka qenë “kriminal” ish-shërbimi sekret shqiptar? Ja këshillat e Auron Tares për Kastriot Dervishin

Auron Tare, në rolin e një të apasionuari edhe pas arkivave, ka shprehur rezerva lidhur me një postin të publicistit historik, Kastriot Dervishi.

Ky i fundit ka publikuar ditë më parë listën e emrave që përbënin kryestrukturën e asaj që më vonë do quhej Sigurimi i Shtetit në pushtetin komunist të drejtuar nga Enver Hoxha, duke e cilësuar si “orgnizatë kriminale”. Dhe është pikërisht ky cilësim që kontestohet nga Tare.

Në gjykimin e Tares, ka shumë vend për diskutime lidhur me të kaluarën dhe funksionin e ish-shërbimit sekret shqiptar, ku spekulimet dhe dëshirat për scoop-e duhen shmangur nga skrupuloziteti i nevojshëm dhe i domosdoshëm etik, professional, por dhe intelektual.

Ja kritika e Auron Tares karshi qasjes së kolegut Kastriot Dervishi:                     

Më bëri përshtypje një postim i Kastriot Dervishit, punonjës i palodhur i arkivave. Në fakt më kanë tërhequr vëmendjen edhe disa postime të tjera për të cilat kam disa sygjerime. Duke qenë se me z. Dervishi ndajmë pasionin e kërkimeve nëpër arkiva, mendoj se kemi një lloj përgjegjësie ndaj lexuesve si dhe ndaj atyre që do të vijnë pas nesh që të jemi sa më të kujdesshëm në analizat e dokumentacionit që kërkojmë të botojmë.

Si njohës modest arkivash dhe si person që kam punuar në arkivat britanike dhe amerikane, mund të them edhe unë disa fjalë se nxjerrja e dokumentave jashtë kontekstit historik le vend shumë për interpretime.

Postimi i fundit i z. Dervishi ishte mbi themelimin e strukturës së Shërbimit Sekret, apo i njohur në fillim si “Divizionit Mbrojtjes së Popullit” e më vonë Sigurimi , si dhe krahasimi i këtij institucioni me një “organizate kriminale” (në fund të këtij shënimi është dhe pjesa e z. Dervishi mbi themelimin e strukturave të Sigurimit te Shtetit në 1945 duke e quajtur këtë institucion si një “organizatë kriminale” etj.)

Mendoj se epitete të tilla pa shpjeguar kontekstin historik të dokumentit apo të ngjarjes, janë të egzagjeruara. Në rradhë të parë, Shërbimi Informativ ishte aktiv gjatë periudhës së Luftës Nacionalçlirimtare dhe në ‘45-ën mori një forme më zyrtare. A ishte ky Shërbim një kopje e OZNA-s apo jo? Nuk di të them pasi mungon ende një analizë profesionale mbi këtë shërbim, por mund të them se deri më sot unë nuk kam dëgjuar ndonjë shtet sado demokratik, përfshirë edhe vendet skandinave, që të mos kenë shërbimet e tyre të fshehta si pjesë e rëndësishme e funksionimit të një shteti. Sigurisht, në shumë vende ish-komuniste por edhe në disa demokratike, shërbimet e fshehta apo personazhe të këtyre shërbimeve, për interesa shtetërore janë përfshirë në veprimtari jo-ligjore e deri në grushte shteti në vende të cilat me zgjedhje të lira kanë sjellë në fuqi qeveri demokratike dhe legjitime.

Analistët seriozë apo historianët e fushës kanë meritën në analizën sa më të saktë të këtyre veprimeve, por cilësimi si “organizata kriminale” e ish-shërbimeve të fshehta mendoj se është një epitet i tepruar. Aq më shumë që pas Luftës së Dytë Botërore në shumë vende, si në lindje ashtu edhe në perëndim, këto shërbime gjurmonin në përgjithësi bashkëpunëtorët e fashizmit, por sigurisht edhe elementë kundërshtarë. Mund të përmend Italinë, Francën, Greqinë ku mund të sjellim shembuj pa fund të kapjes dhe gjurmimit të elementëve pro-fashistë.

Shërbimi i Fshehtë shqiptar i cili egzistonte edhe në kohën e Mbretit Zog i përfshirë në eliminimin e kundërshtarëve politikë, vazhdoi si rrjedhim llogjik edhe me ardhjen në fuqi të komunisteve. (Shërbimin e fshehtë të Zogut deri me sot, si z. Dervishi e si historianë të tjerë nuk e kanë quajtur organizatë kriminale, edhe pse dihet mirë që Zogu eliminoi një sërë kundërshtarësh personalë politikë si Gurakuqi, ish-kryeministri Hasan Prishtina, Bajram Curri, Ceno Beg Kryeziu e plot të tjerë.

Në historikun e Shërbimit Sekret shqiptar, ende i pashkruar dhe i paanalizuar nga historiografia shqiptare, ka shumë faqe për të cilat ky institucion duhet të turpërohet, por ka edhe mjaft faqe të tjera për të cilat duhet të jetë krenar si një institucion i cili eliminoi çdo përpjekje të fqinjëve për rrëzimin e shtetit dhe copëtimin e vendit.

Prandaj mendoj se studiues si z. Dervishi duhet të jenë më të matur në etikemin e institucioneve shtetërore si “organizata kriminale” pa shpjeguar periudhat dhe kontekstin historik te tyre.

E dyta, më ka bërë përshtypje botimi i disa fotove të Enver Hoxhës nga z. Dervishi ku aludohej për devijime seksuale të ish-liderit shqiptar bazuar në këto foto. Me është dukur një lajthitje paksa fëminore për të nxituar në përfundime të tilla bazuar në disa foto ku Enver Hoxha ishte kapur në momente relaksuese apo mes bashkëpunëtorësh të tij.

Enver Hoxhen e kanë gjykuar dhe do ta gjykojnë historianët në vazhdim për shumë nga veprimet dhe krimet e tij gjatë pushtetit të gjatë që pati në dorë. Por të gjykosh devijime seksuale të tij bazuar në disa foto, më duket jo-profesionale dhe jo-serioze. Aq më tepër kur z. Dervishi i cili e ka jetuar periudhen e aksioneve zboreve apo aktivitetete të tilla kur kultura jonë e asaj kohe mes miqsh ka qenë mjaft e afërt dhe ndoshta me sytë e brezave të ardhshëm do të duket e çuditshme. Prandaj, analiza e kontekstit historik është e domosdoshme për të shpjeguar periudha të cilat nuk egzistojne më. P.sh., nëse brezat e rinj do të shikonin dokumentarë të periudhës komuniste të bulevardit të Tiranës ku burra apo gra shëtisin dorë për dore apo krah për krah, me siguri (bazuar në konceptin e z. Dervishi) do të skandalizoheshin me këtë afërsi të seksit të njëjtë duke menduar se gjyshërit e tyre kanë qenë të prekur nga devijacione seksuale në mënyrë kolektive.

Te tilla gjykime qesharake duhet t’u jepet fund pasi rrezikojmë që çdo analist i këtij lloji me një apo disa dokumenta jashtë kontekstit historik të marrë nëpër gojë gjithkënd dhe gjithçka për hir të skupit mediatik.

Më poshtë pjesa nga postimi i z. Dervishi: 

“Drejtuesit e parë të shërbimit sekret komunist në vitin 1945.

Nga jugosllavët, sipas formulave që ata sillnin, nën modelin e OZN-s (Organizacija Zabranja Naroda), u ngrit më 14 dhjetor 1944 struktura kriminale me emër humanitar e quajtur Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit (DMP), në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, në krye të së cilës ishte Koçi Xoxe. DMP përbëhej në qendër nga 4 – 5 seksione të ndarë sipas profileve.

Nën këta vepronin tri SEMP-e (Seksioni i Mbrojtjes së Popullit) si vijon:
-SEMP-i i Tiranës (me Durrësin e Elbasanin) me drejtues Bako Dervishin.
-SEMP-i i Beratit (me Korçën, Gjirokastrën e Vlorën) me drejtues Niko Cetën.
-SEMP-i i Shkodrës (me Kukësin e Peshkopinë) me drejtues Zoi Themelin.

Drejtimi i punës kishte të bënte me zbulimin politik, mbrojtjen e pushtetit, mbrojtjen e ekonomisë, kundërspiunazhin dhe mbrojtjen e ushtrisë. DMP funksionoi deri në prill 1946, kohë kur u formua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përgjatë dy viteve të ekzistencës së saj DMP ishte në krye të operacioneve agjenturiale-operative për goditjen e “elementit reaksionar”, misioneve të huaja në Tiranë, etj.” /tesheshi.com/

Related Posts

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës
Bota & Rajoni

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?
Diplomaci

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…
Shëndet & Gatim

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025
Next Post
Jo vetëm iPhone 8, Apple sjell në shtator iPhone 7S i ri

Jo vetëm iPhone 8, Apple sjell në shtator iPhone 7S i ri

Nis procedura për kryeprokurorin e ri të Maqedonisë, ja kush e zëvendëson Zvërlevskin përkohësisht

Nis procedura për kryeprokurorin e ri të Maqedonisë, ja kush e zëvendëson Zvërlevskin përkohësisht

Opozita ka zyrtarisht përgjegjësi për zgjedhjeje të lira e të ndershme

Zv.kryeministrja teknike i dorëzon raportin mbi zgjedhjeve BE, KE dhe OSBE: pikë referimi për proçesin e ardhshëm

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni