Hekurosja e rrobave është një nga punët më të vështira për çdo amvisë. Rrobat janë të kategorive dhe materialeve të ndryshme dhe si të tilla këkojnë përkujdesje të veçantë. Një pjesë e tyre janë shumë delikate dhe gjatë hekurosjes duhet të jeni të vëmendshëm që të mos i digjni.
Vendi më i mirë për t’i hekurosur është padyshim tavolina e hekurosjes. Është një proces i ndërlikuar që kërkon shumë kohë. Por, fatmirësisht falë këtij truku ju do të mund t’i hekurosni rrobat shumë lehtë dhe pa u stresuar shumë. Kjo metodë përfshin përdorimin e letrës së aluminit, e cila më së shumti aplikohet në kuzhinë. Ky truk hekuros rrobat tuaja në mënyrë profesionale.
Thjesht vendosni një copë letre nën dërrasën e hekurosjes për t’i bërë rrobat të nxehen më shpejt dhe rrudhat largohen në mënyrë më efikase./tesheshi.com/