Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A i ka mazhoranca kosovare votat për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi?!

by Te Sheshi
07/06/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
A i ka mazhoranca kosovare votat për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi?!

Nga Blendi Gashi

Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë vendim se kur do ta dërgojë për ratifikim në kuvendin e Kosovës marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Pushtetarët edhe pse këmbëngulin se kjo marrëveshje duhet të kalojë, siç duket nuk e kanë sigurinë ta çojnë para ligjvënësve kosovarë, për shkak se frikësohen që nuk i kanë 80 votat e nevojshme për të ratifikuar këtë marrëveshje.

Përfaqësues të partive politike opozitare thonë se koalicioni qeverisë nuk i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes për shenjëzimin e kufirit me Malin e Zi, që kërkon dy të tretat e gjithë deputetëve, analistë politikë thonë se PDK dhe LDK mund të sigurojnë votat e nevojshme pasi është një koalicion i madh.

Prandaj duke parë kundërshtimet e partive opozitare të cilat kanë paralajmëruar kundërshtim të fortë të kësaj marrëveshje si brenda dhe jashtë parlamentit, nevojitet  një zgjidhje e përbashkët në mes të pushtetit dhe opozitës.

adem saliajAdem Salihaj, deputeti i LDK-së, parti kjo në pushtet thotë se nuk e di nëse koalicioni qeverisës PDK-LDK i kanë votat e nevojshme për ta ratifikuar në kuvend marrëveshjen për Demarkacionin.

“Si hap i parë është dashur që deputetëve tu shpërndahet materiali i Demarkacionin dhe t’iu lihet koha e nevojshme për ta analizuar mirë atë. Nuk e di se përse prej një viti nuk bëhet publik ky material dhe nuk u shpërndahet deputetëve. Vetëm pas kësaj në mund të dihet a janë votat apo jo për votimin e Demarkacionit”, thotë Salihaj, për tesheshi.com.

Sipas tij, për shenjëzimin e kufirit me Malin e Zi, ku janë paraqitur shumë paqartësi, dilema e dyshime, do të duhej një debat paraprak dhe një harmonizim i qëndrimeve, në mënyrë që të ketë një konsensus nacional për këtë.

Opozita: S’lëshojmë pe për Demarkacionin

albulena haxhiuDeputetja e Vetëvendosje-s, Albulena Haxhiu, thotë se nuk mund të parashikojë situata edhe duke e marrë parasysh faktin se shpesh deputetët brenda një periudhe të shkurtër kanë ndryshuar qëndrimet.

“Marrëveshja e Demarkacionit e datës 26 gusht 2015, për Lëvizjen Vetëvendosje është e papranueshme dhe do të bëjmë të pamundurën që të mos e lejojmë ratifikimin e saj. Ne jemi shumë të interesuar që çështja e Demarkacionit me Malin e Zi të zgjidhet, por jo në këtë version që Kosovës i humb mbi 8000 hektarë të territorit. Aq më tepër kur edhe pala malazeze është treguar e hapur që të rinegociojë dhe ridefinojë këtë demarkacion”, shprehet Haxhiu për tesheshi.com.

ahmet isufiNënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, nuk beson se partitë në pushtet PDK dhe LDK i kanë votat për ta ratifikuar Demarkacionin në Kuvend.

Isufi në një prononcim për tesheshi.com ka thënë se deputetët që mendojnë se përfaqësojnë interesin qytetar dhe janë të thirrur të mbrojnë Kushtetutën, nuk do të duhej të votonin sepse nuk është çështje partiake por shtetërore.

“Nëse llogaritet koha në të cilën nuk është sjellë Demarkacioni për ratifikim dhe duke parë kundërthëniet e përfaqësuesve të partive në pushtet dhe sidomos rolin e deputetit as që do të duhej të sillej në parlament ratifikimi i marrëveshjes në fjalë. Duhet të rishqyrtohet marrëveshje dhe të krijohet Komision i ri për këtë çështje dhe gjithsesi paraprakisht duhet të shkarkohet Komisioni qeveritar aktual”, ka thënë Isufi për tesheshi.com.

valdete bajramiValdete Bajrami, deputete e partisë NISMA për Kosovën thotë se nuk guxohet të bëhet lojë me çështje nacionale siç po vepron koalicioni PDK-LDK dhe Lista Serbe.

“Demarkacioni ashtu siç është nuk duhet të miratohet. Bashkëpunimi do të duhej të ndodhte para se të nënshkruheshin marrëveshjet e të merrej edhe me kohë mendimi i opozitës, por edhe i ekspertëve vendorë pastaj të finalizohej përcaktimi i vijës kufitare dhe nuk do të ishte një situatë si është sot”, është shprehur Bajrami duke folur për tesheshi.com.

Njohësi i rrethanave politike në vend, Leon Duhanaj, beson se koalicioni qeverisës mund t’i ketë votat për ta ratifikuar Demarkacionin, pasi është një koalicion i madh.

leon duhanajMegjithatë, Duhanaj shprehet se për çështjen në fjalë nevojitet një reflektim nga të dy palët si pozita ashtu edhe opozita.

“Për temën e Demarkacionit duhet të bashkëpunojnë të gjithë. Kosova nuk ka tokë t’i dhurojë askujt dhe nëse ka bazë për këtë, duhet të dokumentohet nga opozita. Për ndryshe Kosova as nuk ka kohë të mbetet peng i dëshirave të partive të ndryshme për të ardhur në pushtet me çdo kusht. Nëse kanë argumente duhet të ulen në tavolinë dhe të bëjnë përpjekje për t’i bindur të tjerët. Nëse jo, atëherë duhet të heqin dorë nga kjo marrëzi e bllokimit apriori të çdo procesi në vend”, thotë Duhanaj për tesheshi.com.

Portali tesheshi.com ka tentuar të marrë edhe një qëndrim nga partia më e madhe në vend për temën në fjalë por ka qenë e pamundur.

Deputetja e kontaktuar Ganimete Musliu ka thënë se për çështjen e Demarkacionit duhet të merret qëndrimi i shefit të grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci.

Portali tesheshi.com ka kontaktuar në telefon Grabovcin, i cili së pari është përgjigjur por ka thënë se është i zënë duke kërkuar që të kontaktohet më vonë. I telefonuar për herë të dytë  Grabovci nuk e ka hapur telefonin edhe pas disa thirrjeve të bëra nga gazetari i portalit, por as nuk ka kthyer përgjigje në mesazhin e dërguar.

Ndryshe, krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe NISMA-s në konferenca për media që mbajtën sot, deklaruan se do ta kundërshtojnë ashpër ratifikimit e shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi dhe nuk do të lëshojnë pe në këtë pikë. /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Rëndohet bilanci nga shpërthimi në Stamboll: 11 të vdekur, 36 të plagosur

Rëndohet bilanci nga shpërthimi në Stamboll: 11 të vdekur, 36 të plagosur

I kemi nënvlerësuar: ja çfarë përfitojmë nga lëvorja dhe gjethet e lajthisë

I kemi nënvlerësuar: ja çfarë përfitojmë nga lëvorja dhe gjethet e lajthisë

Tension në mbledhjen e grupit të PD-së, Selami – Bashës: po lini nam!

Tension në mbledhjen e grupit të PD-së, Selami – Bashës: po lini nam!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni