Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A ka ligj që mund t’ia ulë xhirot “lavatriçes” së pastrimit të parave në Kosovë?

by te Sheshi
21/04/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
A ka ligj që mund t’ia ulë xhirot “lavatriçes” së pastrimit të parave në Kosovë?

Nga Blendi Gashi

Pastrimi i parave vazhdon të mbetet një dukuri mjaft e pranishme në Kosovë.

Për të luftuar këtë dukuri që ka ndikim të lartë negativ në zhvillimin socio-ekonomik, Qeveria e Kosovës sot miratoi projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizimit dhe financimit të tij.

Ligjvënës kosovarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile thonë se projektligji i miratuar sot nga qeveria ka plotësuar dhe ndryshuar ligjin aktual pas rekomandimeve të marra nga Bashkimit Evropian, që ligji në fjalë të jetë në harmoni me praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare.

Sipas tyre, Kosova nuk vuan nga mungesa e ligjeve por nga moszbatueshmëria e tyre në praktikë, pasi i njëjti ligj është miratuar në vitin 2012 nga Kuvendi por që nuk ka gjetur zbatim asnjëherë.

Ndërkaq, policia e Kosovës thotë se ka ndërmarrë disa aksione policore me ç’rast ka arrestuar disa persona të dyshuar në përfshirje për pastrim parash, por përtej këtyre deklarimeve, kjo dukuri mbetet shqetësim që duhet luftuar parreshtur.

Kjo vepër penale që ka të bëjë me përfitimin e pasurisë nga aktivitetet ilegale dhe përpjekjet që këto përfitime të vendosen në sistemet bankare, në mënyrë që të fshihet origjina e tyre, më së shumti është e paraqitur në rajonin e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës si dhe Prizrenit, por që nuk kufizohet vetëm në këto rajone.

Veç dy persona të arrestuar më 2015-të për shpërlarje të parave

Policia e Kosovës në vitin 2015-të ka arrestuar dy persona të dyshuar për shpërlarje parash, derisa ka ngritur edhe 27 kallëzime penale ndaj personave të dyshuar.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani thotë se policia ka realizuar një numër të operacioneve policore edhe kundër veprave penale që sipas Kodit Penal cilësohen “Shpërlarje e parave”.bakiaa

Kelani, shprehet se si rezultat i këtyre përpjekjeve operacionale janë arrestuar personat e dyshuar të involvuar si dhe rastet e tilla në konsultim me prokuroritë përkatëse janë trajtuar konform ligjeve të aplikueshme.

“Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë dhe professional me të githa agjencionet tjera relevente duke përfshirë edhe Njësinë e Inteligjencës Financiare (NJIF). Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme, respektivisht zyrtarë policor të trajnuar mirë dhe sipas standardeve më të avancuara për trajtimin e rasteve të tilla.

Zyrtarët tanë kanë realizuar trajnime të ndryshme duke përfshirë edhe fushën që ju i referoheni në bashkëpunim me ekspert vendorë dhe ndërkombëtarë”, ka thënë Kelani për tesheshi.com.

Statisitikat e policisë vetëm nga materialet/rastet e pranuara që ndërlidhen me  shpërlarjen e parave nga NJIF për vitin 2014 dhe 2015 janë:

Statistikat e veprave penale te Shpëlarjes se parave 2014 2015 Totali
Numri i kallëzimeve penale 02 07 09
Numri i personave të arrestuar 00 02 02
Ndaj sa të dyshuarve është ngritur kallëzim penal 6 27 33

Kosova vuan nga moszbatueshmëria e ligjeve

Kryetarja e Komisionit për legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu, thotë se Kuvendi edhe në vitin 2012 ka miratuar ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe edhe përkundër këtij fakti i njëjti ka hasur vështirësi në implementim të tij për shkak të mungesës së vullnetit politik.albulena-791x600-620x330

Kosova nuk është se vuan nga mospasja e ligjeve, por me moszbatueshmërinë e tyre në praktikë.

“Sot qeveria paska miratuar një draft tjetër mirëpo ne ende nuk e kemi parë draftin e këtij projektligji. Këto dukuri të cilat po e rrënojnë shtetin e Kosovës dhe po e vështirësojnë jetën e qytetarëve asnjëherë nuk do të mund të ndalohen me një qeveri kriminale siç është kjo. Kosova ka nevoj për një qeveri ndryshe, njerëz të pastër e të guximshëm. Pra çfarëdo ligje që miratohen sot, janë thjesht hedhje hi syve të publikut pasi që kur mungon vullneti pë zbatim dhe me njerëz që janë të dyshuar për afera korruptive është i pamundur luftimi i këtyre dukurive”, thotë Haxhiu, për tesheshi.com.

S’do të bëhen ndryshime përmbajtësore në ligj

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se projektligji i miratuar sot nga qeveria duhet të kaloj në Kuvend për procedura të metutjeshme,por nuk pret që të bëhen ndryshime përmbajtësore nga ligji aktual që është në fuqi.unnamed (1)

“Andaj nuk pritet ndikim i madh në praktikë lidhur me luftimin apo parandalimin e kryesve të veprave penale të shpërlarjës së parasë dhe terrorizmit, nga ato që tanimë veç janë paraparë me ligjin aktual. IKD vlerëson se mungesa e rezultateve  në luftimin e kriminalitetit nuk është si pasojë e mungesës së legjislacionit, por mungesës së vullnetit për të zbatuar legjislacionin e aplikueshëm në mënyrë të drejtë dhe të pavarur”, ka thënë Miftaraj, për tesheshi.com.

Ndryshe, në një hulumtim të bërë së fundmi nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe OJQ Syri i Vizionit (SiV), thuhet se një sasi e konsiderueshme e parave në Kosovë është investuar në pasuri të patundshme, si dhe disa raste të pastrimit të parave janë të lidhura ngushtë me korrupsionin e profilit të lartë. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Franca zgjat gjendjen e emergjencës deri sa të përfundojë Euro 2016

Franca zgjat gjendjen e emergjencës deri sa të përfundojë Euro 2016

A ka një planet të nëntë?

A ka një planet të nëntë?

Tahiri: S’ka përplasje mes Prokurorisë dhe Policisë, Shullazi e askush nuk është mbi ligjin

Tahiri: S’ka përplasje mes Prokurorisë dhe Policisë, Shullazi e askush nuk është mbi ligjin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni