I kanë mjaftuar vetëm 11 sekonda afrikanojugorit Tete Zolani për të hedhur knock out sfidantin e tij, e për tu rikonfirmuar si kampion i botës në peshën “e gjelit”.
Në ndeshjen e zhvilluar në Arenën e Belfastit, ka ndodhur ajo që pakkush e priste: një gong, një grusht, një knock out dhe kaq. Të gjitha në 11 sekonda dhe…rekord botëror.
Sfidanti Sibonisio Gonya, po nga Afrika e Jugut, nuk ka marrë vesh cka ndodhur, por e ka parë veten në tapet dhe pa ndjenja. Ndërhyrja e mjekëve dhe maska e oksigjenit, i kanë shpëtuar jetën, edhe pse turpërimi do t’i mbetet për gjithë jetën.
Rekordi i mëparshëm për k.o. më të shpejtë në histori ka qenë 17 sekonda dhe ka përfshirë Daniel Jimenez dhe Harald Geier, në një ndeshje të vitit 1994. /tesheshi.com/