I ashtuquajturi derbi i Italisë e ka një fitues, dhe ai sonte është Juventusi. Në ka një emër që spikat për Juventusin në këtë fitore, ai është Cuadrado.
Kolumbiani qe shënuesi i golit të vetëm në fitoren 1-0 të Juventusit ndaj Interit. Një gjuajtje e tij spektakolare jashtë zonës në fund të pjesës së parë do të përfundonte në rrjetën e portës kundërshtare.
Ndeshje vërtet derbi, ku Interi meritonte së paku një pikë për atë çka dha në fushë.
Përveç golit të pësuar, Interi humbi dhe Perisic-in, të nxjerrë me të kuqe në fund të lojës, në minutën e 94-të.
Një derbi ku nuk mungoi asgjë, as protestat e interistëve ndaj Rizzoli-t.
Fitorja e Juventusit është e 28-ta në radhë për të në kampionat në fushën e tij; ajo, në anën tjetër, ndërpret serinë prej shtatë fitoresh të Interit. /tesheshi.com/