Pak më tepër se një muaj pasi kampionët e Italisë u mundën 2-1 nga Interi, në të njëjtin stadium mposhten 1-0 nga Milani.
Dy humbje i bëhen kështu Juventusit në nëntë javë të kampionatit italian, dhe që të dyja kanë ardhur nga ekipet e të njëjtit qytet, Milanos.
Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Manuel Locatelli në minutën e 65-të.
Milani ngjitet përkohësisht në vend të dytë, me vetëm dy pikë larg Juventusit.
Roma luan mbrëmjen e së dielës në të njëjtën orë, dhe do duhet të fitojë patjetër ndaj Palermos për t’iu rikthyer vendit të dytë e për ta lënë Milanin pas, sido që me pikë të njëjta. /tesheshi.com/