Klubi i futbollit Juventus thotë se trajnerit Maurizio Sarri është diagnostikuar me pneumoni, të cilën e pësoi pas një beteje të gjatë me gripin.
Sarri u sëmur javën e kaluar dhe kërkoi ndihmë disa herë, dhe më pas humbi një miqësore të shtunën në mbrëmje, dhe pas kësaj edhe stërvitjen e ekipit të tij.
“Në orët e vona të pasdites, Sarri iu nënshtrua testeve të mëtejshme, pneumonia u konfirmua, dhe trainerit iu dha një terapi speciale”, tha Juventus në një deklaratë.
Mediat italiane po pyesin nëse Sarri do të jetë i gatshëm të hapë Serie A. Në javën e parë Juventus luan kundër Parmës. /tesheshi.com/