Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Justinian Topulli: Ajo që do u kërkoja bektashinjve shqiptarë…

Panevoja e muslimanëve për t’u destigmatizuar nga kryeministri

by te Sheshi
25/09/2024
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Justinian Topulli: Ajo që do u kërkoja bektashinjve shqiptarë…
197
SHARES

Kryeministri ynë, i një vendi të vogël, me një shumicë të brishtë myslimane, ka marrë përsipër të japë një mesazh global, përmes së cilit kërkon të destigmatizojë myslimanët nëpër botë, nga stigma negative që të tjerët kanë për ta! Me fjalë të tjera, myslimanët e mbarë botës do të marrin si dhuratë nga ky vend i vogël me këtë kryeministër të madh, një përpjekje të paprecedentë për heqjen e “njollës” që ata kanë në biografinë e tyre! Dhe këtë nismë, ai do ta përmbushë përmes krijimit të një mikroshteti të moderuar sovran islamik, që do t’i thoshte botës: “Mos lejoni që stigma e myslimanëve të përcaktojë se cilët janë myslimanët”!

E parë kështu naivisht, kryeministri shqiptar duhet falënderuar nga ne si myslimanë, sepse po ndërmerr një hap që askujt më parë nuk i ka shkuar në mendje, për nga forma origjinale që ai ka zgjedhur.

Sipas medies ku ai foli, qëllimi i shtetit të ri ishte të promovonte një version tolerant të Islamit, me të cilin krenohet Shqipëria.

Se si dhe në çfarë mënyre ky minishtet sektar i tarikatit bektashi do ta përmbushë këtë nismë me efekte ndërkombëtare, ne vetëm mund ta hamendësojmë, por që sido që të jetë, edhe në versionin më të mirë të tij të mundshëm, nuk pajton kurrsesi me konceptin që vetë Islami, përmes burimeve doktrinore të tij e koncepton vetveten.

Islami, për ne, në thelb është perceptim i asaj që ka dashur Zoti të jetë dhe jo njerëzit. Islami, për ne, është ai perceptim që Profeti i tij ka pasur për të, dhe jo ai që hamendëson dhe parapëlqen bota moderne perëndimore apo lindore për të. Islami, për ne, është ai Islam që kemi trashëguar për breza të tërë, që nga fillimet e tij e deri më sot, për të cilin janë dakordësuar mbarë myslimanët kudo që janë, në kohë dhe hapësirë, dhe jo çfarë parapëlqen kryeministri ynë që deklarohet si i krishterë katolik.

Ne, si myslimanë jemi këta që jemi, me të mirat dhe defektet tona. Kemi një fe të përsosur, por vetë jemi njerëz dhe shpesh nuk jemi të tillë, ndaj stigmën që kanë të tjerët për ne, do t’ia heqim vetë vetes, duke korrigjuar gabimet tona dhe duke u bërë myslimanë më të mirë, jo sipas islamit të moderuar që parapëlqen x apo y jashtë nesh, dhe as atij islami të gabuar që parapëlqen ndonjëri prej nesh, por Islamit që pëlqen Allahu që ne adhurojmë dhe Profeti që ne ndjekim. Ndërsa për përshtypjet dhe stigmat e të tjerëve që kanë për ne, për atë që ne besojmë se kënaq Zotin tonë, nuk na e ndjen fare nëse ndryshon ose jo për ta. Sepse ne nuk jetojmë për hatër të botës dhe për sytë e saj, por për të fituar kënaqësinë e Atij që na krijoi, ashtu si ne e besojmë Atë, paçka sa simpatikë apo antipatikë dukemi për botën liberale shekullare perëndimore dhe jo vetëm.

Është më se evidente se tarikati i shqiptarizuar folklorik, që Kryeministri ynë ka zgjedhur për të promovuar islamin e moderuar dhe tolerant, apo ia kanë propozuar ata që fusin hundët ngado, për të ngatërruar dynjanë për interesa të tyre, jo vetëm që nuk përfaqëson as 0,3% të myslimanëve të botës, në variantin më optimist të mundshëm, por nuk ka as tagër historik dhe doktrinar për të mbajtur këtë peshë kaq të madhe. Kështu që vetë ideja për të bërë diçka të tillë, nga të gjitha aspektet morale, fetare, ligjore, politike, kulturore e sociale, është një çmenduri idiote, e cila me gjasa ka mbirë jo në mendjen e kryeministrit tonë, që besojmë ka aq sa ta kuptojë këtë gjë, por është pjesë e ndonjë agjende apo ideje të atyre, që në tentativat e dështuara për të qepur imazhin e tyre të çjerrë keqas nga krimet që kanë kryer ndaj myslimanëve, duan të shfrytëzojnë çdo hapësirë të mundshme, qoftë kjo edhe më idiotja.

Por nisma në fjalë mund edhe të jetë pjesë e agjendave neoliberale që i fryjnë sinkretizmit fetar nga më ekzotikët, për të zhburrnuar të vetmin rival serioz doktrinar global, që vazhdon t’i rezistojë projektit shekullar neoliberal. Gjithmonë, nëse e marrim për të mirëqenë synimin e deklaruar, përndryshe, të gjitha opsionet e mundshme të ligësisë janë në tavolinë.

Kryeministri ynë, tepër i vetëdijshëm dhe i ndërgjegjshëm për dështimin e një nisme të tillë, edhe nëse ajo realizohet në mënyrë fiktive, ndoshta nuk ka guximin t’i thotë dot jo, këtyre eksperimenteve të ‘miqve’ të tij, për ta lënë topin e dështimit në fushën e tyre dhe jo në të tijën.

Gjithsesi, pavarësisht se sa të sakta ose jo, janë hamendësimet tona për këtë nismë në kuadër të dëshirës, me shumë sinqeritet dhe dashamirësi, do t’iu kërkoja bektashinjve shqiptarë, që të jenë ata të parët dhe më energjikët për ta refuzuar këtë nismë absurde, që i njollos dhe i keqpërdor ata. Përveç kësaj, si myslimanë që e deklarojnë veten, duhet të ripërtërijnë dhe shikojnë seriozisht marrëdhënien e tyre me të vërtetat e Kuranit, të cilin ata thonë se e besojnë si fjalën e Zotit. E vërteta dhe afërsia me burimin origjinal të Islamit, është shumë më e shtrenjtë dhe e dobishme, sesa çdo trashëgimi historike fetare, e cila na largon shumë ose pak nga origjinaliteti burimor i Islamit.

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Ford patenton teknologji të re për “mushkat e verbëra”

Ford patenton teknologji të re për “mushkat e verbëra”

Kontinenti, me një linjë të re treni

Kontinenti, me një linjë të re treni

Erdogan “shkund” OKB-në

Erdogan “shkund” OKB-në

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni