Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

OPONENCA/ Juristi socialist sfidon sishokun lësëist: Masat e Ramës “kundër koronavirusit”, që nga qeveria PS-LSI

by te Sheshi
16/03/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 7 mins read
A A
OPONENCA/ Juristi socialist sfidon sishokun lësëist: Masat e Ramës “kundër koronavirusit”, që nga qeveria PS-LSI

Ish-deputeti socialist Arben Isaraj, njëherësh ish-zv/ministër Rendi në qeverisjen e Nanos, i njohur dhe si pedagog i shkencave juridike, ka sfiduar profesionalisht ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, njëherësh jurist i njohur, lidhur me disa kritika të këtij të fundit mbi vendimmarrjen qeveritare të këtyre ditëve në kuadër të masave kundër koronavorusit.

Siç dihet, Manjani vjen nga LSI e qasjet e tij janë dhe “implikacione politike”.

Por në rastin konkret, Isaraj që nuk ka ndonjë angazhim të drejtpëdrejtë politik, madje ka dhe një distancim nga politika aktive duke mos gëzuar dhe ndonjë post të lartë shtetëror, i qaset vetëm me refeerencë ligjore sfidës së tij ndaj Manjanit.

Kujtojmë që Arben Isaraj është ndër ata që i ka bërë një zbërthim të imtësishëm të gjithë shkeljes kushtetuese të presidentit Meta me anullimin e 30 qershorit.

Statusi i i plotë i Isarajit:

GJOBA PA LIGJ ?????

 Dje, ndoshta nga nxitimi, zoti Manjani ish-ministër i Drejtësisë nga 10.11.2015-të deri në 30.01.2017-të, gaboi me opinionin e pavërtetë se, deri në daljen e aktit normativ të Këshillit të Ministrave nr.3, datë 15.03.2020 “ Për marrjen e masave të vecanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, dënimet dhe ndëshkimet janë bërë pa ligj.

Pavërtetësinë e këtij opinioni e konfirmon jo vetëm legjislacioni fushës në fuqi në Republikën e Shqipërisë, por dhe eksperienca jonë e përbashkët në ligjbërje (2015-2017), si diçka që e kemi provuar e jetuar më parë, që nuk duhet harruar kaq shpejt, prej së cilës ne kemi nxjerrë mësime si nga përvojat e hidhura ashtu dhe nga përvojat e çmuara.

Në vitet 2013-2017 vendi u qeveris nga koalicioni PS-LSI dhe sigurisht drejt integrimit të Shqipërisë në BE, vazhdoi edhe përafrimi i legjislacionit vendas me atë europian, ku duhet theksuar që ministria e Drejtësisë drejtohej nga LSI-ja.
Kështu, në datën 10.3.2016, Kuvendi i drejtuar nga Ilir Meta, miratoi ligjin nr. 15/2016 “PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE” , propozuar nga Këshilli i Ministrave, me ministër Drejtësie Ylli Manjanin, ku u përcaktuan përgjegjësitë dhe roli i shërbimeve shëndetësore, shërbimeve të shëndetit publik, si dhe aktorëve të tjerë të të gjitha niveleve, publike e jopublike, në marrjen e masave për parandalimin, kontrollin, trajtimin, monitorimin, sigurimin e financimit dhe ndarjen e përgjegjësive për sëmundjet infektive dhe ngjarjet me rëndësi për shëndetin publik.

Ky ligj u përafrua me: 1. Vendimin nr.1082/2013/BE të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 22 tetor 2013, “Mbi kërcënimet serioze ndërkufitare për shëndetin, i cili shfuqizon vendimin nr. 2119/98/KE”, Numri CELEX: 2013D1082, Fletorja Zyrtare e BE-së, L, nr. 293, datë 5.11.2013, faqe 1–15
2. Vendimin e Komisionit (2000/96/KE), datë 22 dhjetor 1999, “Mbi sëmundjet e transmetueshme që do të mbulohen në mënyrë progresive nga rrjeti i Komunitetit, sipas vendimit nr.2119/98/KE të Parlamentit Europian dhe Këshillit”, (të shënuar sipas numrit të dokumentit C (1999) 4015), Numri CELEX 32000D0096, Fletorja Zyrtare e BE-së, L, nr. 28, datë 3.2.2000, faqe 50–53.

Ligji nr. 15/2016 “PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE”, në fuqi, i pandryshuar, ka rreth 40 nene, por duke qënë se opinioni është shkalla mes injorancës dhe dijes, për të shkuar tek e vërteta, na ndihmon dijenia vetëm mbi dy nene të ligjit më sipër.

Neni 7
Masa të veçanta
1. Masa të veçanta për parandalimin e sëmundjeve infektive janë:
a) zbulimi në kohë i burimit të infeksionit dhe rrugëve të marrjes e përhapjes së tij;
b) survejanca epidemiologjike dhe njoftimi i hershëm dhe i shpejtë;
c) izolimi dhe karantina;
ç) transportimi i sigurt;
d) diagnoza e saktë dhe në kohë reale mikrobiologjike;
dh) trajtimi dhe shërimi i personave të sëmurë;
e) gjurmimi i kontakteve me persona të infektuar apo të sëmurë, sipas udhëzimeve dhe listës së sëmundjeve, të miratuar me urdhër nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, sipas propozimeve të Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës Epidemike;
ë) aplikimi i detyruar i lëndëve biocide, sipas listës së sëmundjeve, të miratuar me urdhër nga ministri përgjegjës për shëndetësinë;
f) aplikimi i programeve të kontrollit të vektorëve;
g) mbikëqyrja shëndetësore e personave të punësuar në profesione të përcaktuara me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe personave mbartës të mikrobeve;
gj) kontrolli i infeksioneve në institucionet e kujdesit shëndetësor, sipas përcaktimeve të bëra në urdhrin e ministrit përgjegjës për shëndetësinë;
h) imunoprofilaksia, seroprofilaksia dhe kimioprofilaksia;
i) kontrolli i vektorëve, nëpërmjet produkteve biocide.
2. Personat që udhëtojnë në vende ku ekziston një sëmundje infektive si kolera, ethet hemoragjike, përfshirë dhe ebola, SARS, gripi i shpendëve, ethet e verdha, malaria apo sëmundje të tjera të rrezikshme, që mund të evidentohen, janë të detyruar të paraqiten pranë strukturave të rrjetit të inteligjencës epidemike dhe të miratuara nga ministri përgjegjës për shëndetësinë për të marrë udhëzimet, vaksinat apo mjekimet profilaktike të nevojshme.
3. Për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive, që kanë impakt të madh në shëndetin e saj, si kolera, murtaja, ethet e verdha, ethet hemorragjikevirale, SARS, gripi pandemik dhe sëmundje të tjera që mund të shfaqen, ministri përgjegjës për shëndetësinë, në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit, miraton, me urdhër, masa të veçanta për mbrojtje nga këto sëmundje dhe, konkretisht:
a) kufizimin ose ndalimin e udhëtimeve në vendin ku është përhapur epidemia nga këto sëmundje;
b) kufizimin ose ndalimin e qarkullimit në rajonet e infektuara ose të rrezikuara;
c) kufizimin ose ndalimin e qarkullimit të llojeve të ndryshme të mallrave dhe produkteve;
ç) marrjen pjesë, në mënyrë të detyrueshme, të institucioneve shëndetësore dhe institucioneve të tjera, si dhe të qytetarëve në luftimin e sëmundjes ngjitëse, shfrytëzimin e objekteve dhe mjeteve të transportit.
4. Për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, ministri përgjegjës për shëndetësinë miraton, me urdhër, masa të veçanta për mbrojtjen nga këto sëmundje, sipas udhëzimeve kombëtare, të përgatitura nga Instituti i Shëndetit Publik si më poshtë:
a) mbyllja e shkollave;
b) mbyllja e aktiviteteve jopublike apo publike;
c) anulimi i grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura;
ç) kufizimi apo ndalimi i lëvizjeve me mjetet e transportit publik;
d) kufizimi i lëvizjeve brenda vendit.
5. Masa të tjera të veçanta, të ndryshme nga ato të përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE
Neni 35
Kundërvajtjet administrative
1. Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative:
a) mosraportimi i sëmundjeve infektive, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 5, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë;
b) mosmarrja e masave të përgjithshme, sipas përcaktimeve të bëra në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh”, “e”, të nenit 6, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 500 000 (pesëqindmijë) lekë ose, në rast përsëritjeje, me mbyllje të veprimtarisë;
c) mosmarrja e masave të veçanta, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 7, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë;
ç) refuzimi për vendosjen nën mbikëqyrje shëndetësore, sipas përcaktimeve të pikës 1, të nenit 17, dënohet me 5 000 (pesë mijë) lekë, për personin objekt i mbikëqyrjes shëndetësore, dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë për punëdhënësin e personit objekt i mbikëqyrjes shëndetësore;
d) moszbatimi i kalendarit të vaksinimit të detyrueshëm, mosregjistrimi i personave që duhen vaksinuar, mosmbajtja në kushte i “zinxhirit të ftohtë” të vaksinave, korrigjimi i dokumenteve të vaksinimit, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj, dënohen me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë;
dh) moskryerja e veprimeve të detyrueshme për përballimin e epidemive, sipas përcaktimit të bërë në nenin 21, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe me mbyllje të veprimtarisë; e) moszbatimi i masave të përcaktuara në shkronjën “dh”, të pikës 1, të nenit 32, dënohet me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë;
ë) moszbatimi i masave të domosdoshme për mbrojtjen nga sëmundjet infektive në kohë, sipas detyrave të lëna nga organet kompetente, dënohet me gjobë 100 000 (njëqind mijë) lekë.
2. Masa e gjobës është dënim kryesor, kur parashikohet si dënim më vete, dhe denim plotësues, kur jepet njëkohësisht me masën e mbylljes së aktivitetit.

 Kjo është thjesht e vërteta ligjore, se si janë ndëshkuar administrativisht, deri në datë 15.03.2020-të, shkelësit e ligjit nr. 15/2016 “PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE”, në fuqi.
Sigurisht, pa harruar këtu dhe ligjin nr. Nr.8378, datë 22.7.1998 “KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, i ndryshuar, si dhe legjislacionin në fuqi, që normon sjelljet e Policisë së Shtetit, për garantimin e një mjedisi të sigurtë për komunitetin.

P.S : Meqënëse ra ky virus dhe u dëgjuam, është momenti që duhet kërkuar dhe ndjesë për përvojat tona të hidhura ligjbërëse.
Siç janë shkronjat “c” dhe “d”, pika 1, neni 35 i ligjit nr. 15/2016 “PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE”, ku sanksionohet në kundërshtim me teknikën e duhur legjislative (që e kanë shkronjat “a”, “ç”, “dh”, “ë”), se – “dënohen me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë ” apo “dënohet me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë”, ku përcaktohet gabimisht vetëm dyshemeja e gjobës. Gjë që le vend për abuzime nga gjobëvënësit.
Ndjesë që mininistria e Drejtësisë, në këtë rast, ka qënë “me sy të mbyllur” nga hartimi deri tek miratimi i ligjit.
/tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Siç Shqipëria pas tërmetit, në BE hidhet ideja e “Rindërtimit” pas koronavurisit

Siç Shqipëria pas tërmetit, në BE hidhet ideja e "Rindërtimit" pas koronavurisit

Rama, me tjetër vendim drastik: Kujdes pas orës 18.00!

Rama, me tjetër vendim drastik: Kujdes pas orës 18.00!

Skenari i mundshëm: A do të shkaktojë vetëizolimi rritje lindshmërie?

Skenari i mundshëm: A do të shkaktojë vetëizolimi rritje lindshmërie?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni