Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Juristi Lulzim Basha që e mban diplomën në frigorifer dhe disa modele mbi reformën në Drejtësi

by te Sheshi
07/07/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Juristi Lulzim Basha që e mban diplomën në frigorifer dhe disa modele mbi reformën në Drejtësi

Nga Ylli Pata

Partia Demokratike ka paraqitur një propozim tjetër për reformën në Drejtësi, i cili duket se më shumë se do që të kthejë palët në tryezë, sesa të arrijë dakordësinë e mazhorancës.

Kjo pasi drafti më i ri i servirur dje nga Lulzim Basha ndodhet jashtë “vijave të kuqe” të vendosura nga kryeministri Edi Rama.

Basha propozon që katër trupat e larta gjyqësore pra Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Prokurorisë, Komisioni i Vetingut dhe Komisioni i Apelimit të Vetingut, të përzgjidhen nga një komision bipartizan PD-PS me nga 6 anëtarë dhe më në fund të votohet në Parlament me 2/3-at e votave.

Me një fjalë, opozita të ketë veto edhe në përzgjedhje, edhe në votim.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha është jurist me profesion, madje është diplomuar në një nga universitetet e njohura në Europë, siç është ai i Utrehtit në Holandë.

Duke u nisur nga ky profesion i tij, reforma në Drejtësi ka qenë fusha në të cilën Lulzim Basha do të duhej të shkëlqente në ekspertizën e tij, duke qenë se mund të udhëhiqte personalisht negociatat, duke përdorur natyrisht edhe aftësitë që i ka ofruar diploma.

Edi Rama, profesioni i të cilit është arti figurativ, merret personalisht me çështje që kanë të bëjnë me estetikën, pamësinë vizuale dhe kurimin e godinave apo dekoracioneve në evente të ndryshme.

Ndërkohë, duke u fokusuar në performancën e ekspertizës që ka ofruar opozita në lidhje me reformën në Drejtësi, mund të thuhet se ajo ka qenë përgjithësisht autodidakte dhe empirike, pra e mbyllur dhe pa një shpjegim paraprak.

Një nga shtyllat e analizës si teori por edhe praktikë, është analogjia pra krahasimi.

Edhe për reformën në Drejtësi, do të duhej që opozita në këtë rast, për të qenë më konkrete dhe e besueshme për qytetarët, të ofronte modele krahasimore të vendeve të ndryshme si në Bashkimin Europian por edhe më gjerë në ndërtimin dhe funksionimin e institucioneve të Drejtësisë.

Nëse hedhim një sy rreth e rrotull nesh, do shohim se organet e Drejtësisë në vendet e Europës nuk zgjidhen në mënyrë bipartizane.

Në shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm anëtarët e Gjykatës Supreme Federale zgjidhen nga Senati, kurse të gjitha trupat e tjera i zgjedh sistemi.

Kështu ndodh dhe në Europë.

Në Itali, në vendin fqinj, Parlamenti zgjedh një pjesë të anëtarëve të Gjykatës së Kasacionit, në këtërart Gjykata e Lartë. Kurse antarët e Këshillit të Lartë të Magjistraturës i zgjidh sistemi.

Që do të thotë organizata e gjyqtarëve dhe ajo e prokurorëve votojnë dhe zgjedhin përfaqësuesit e tyre në institucione. Presidenti i Republikës vetëm propozon kreun e Këshillit të Lartë të Magjistraturës.

Është ky organ që përzgjedh gjygjtarët dhe prokurorët. Ky institucion në Itali ka përfaqësi nga të gjitha prokuroritë dhe gjykatat e shtetit.

Në Gjermani, gjithashtu ka një model të ngjashëm por më strikt të emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Është krijuar një sistem brenda magjistraturës, që me kritere të qarta përzgjedh kandidaturat për në trupat drejtuese dhe kontrolluese.

Në Gjermani, çdo student që mbaron Universitetin e Ligjit, i nënshtrohet një provimi kombëtar prej të cilit merr një diplomë të posaçme për të punuar në sistemin gjyqësor.

Gyqtarët e gjykatave të qyteteve emërohen nga këshillat bashkiake me 2/3 e votove, ndërsa gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që është Gjykata Supreme në Gjermani, zgjidhet nga mbledhja e përbashkët e dy dhomave të Parlamentit, asaj të ulët dhe dhomës federale më një numër të cilësuar votash.

Po të krahasosh sistemet në vende të ndryshme ka zgjedhje të ndryshme.

Në Greqi përshembull, Presidenti i Republikës ka një rol thelbësor në organizimin e sistemit të Drejtësisë.

Presidenti dekreton gjygjtarët pas një filtri që kalojnë nga tre trupat e gjyqësorit: trupa civile, trupa penale dhe ajo administrative.

Presidenti, së bashku me krerët e këtyre tre trupave zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm. Por krerët e tre trupave gjyqësore nuk qëndrojnë në detyrë më shumë se 3 vjet.

Por ajo që është e rëndësishme në këtë rast në Greqi, Presidenti i Republikës zgjidhet vetëm me 3/5-at e votave të Parlamentit dhe asnjëherë më shumicë të thjeshtë siç u zgjodh kreu aktual i shtetit shqiptar në vitin 2012  pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008.

Të gjitha këto shembuj i dhamë thjesht për të krijuar një panoramë të diskutimit mbi reformën në Drejtësi. Panoramë që krijon një kuadër më konkret të asaj që duhet bërë, natyrisht nuk marë modelet më të mira që funksionojnë në Europë.

Drafti aktual i reformës në Drejtësi në Shqipëri, që është përgatitur nga SHBA dhe BE, ka ndjekur një model të ngjashëm me atë që është praktikuar në Kroaci dhe Rumani, dy vende që u bënë anëtarë të Bashkimit Europian vetëm pasi kanë arrestuar dhe dënuar zyrtarë të lartë të korruptuar.

Edhe Rumania edhe Kroacia i kanë dhënë një fuqi të madhe Prokurorisë Speciale, e cila zgjidhet në mënyrë të posaçme dhe me kritere të përcaktuara.

Si edhe në Shqipëri, zgjedhja e prokurorit special vëzhgohet në mënyrë të plotë nga ndërkombëtarët.

Por ajo që është shtuar në rastin e Shqipërisë është vettingu, ose komisioni që do të kalojë në sitë të gjithë gjygjtarët dhe prokurorët aktualë.

Kjo është shtuar pasi këtu SHBA dhe BE synojnë një tërmet në sistemin aktual të drejtësisë, duke e shembur atë.

Ndaj edhe Shtëpia e Bardhë dhe Komisioni Europian e kanë bërë të qartë se ata duan një ribërje të sistemit, natyrisht duke marrë përsipër financimin dhe monitorimin e të gjithë ringritjes së “Pallatit të Drejtësisë”, i cili do të kishte aftësinë dhe integritetin për ta pastruar politikën nga të korruptuarit.

Ndërkaq, të gjithë këtë panoramë por edhe më shumë mund ta bënte juristi Lulzim Basha, i cili ka avantazhin nga dy kolegët e tjerë të tij, Edi Rama dhe Ilir Meta, pasi është jurist i diplomuar dhe mund të kthehej në negociatorin më të aftë dhe më konkret për të ndryshuar dhe dizenjuar sistemin e ri të drejtësisë në Shqipëri.

Por deri tani nuk e ka bërë, duke mishëruar ligjësinë shqiptare e të bërit politikë për politikë, pas shkëlqyer në asnjë fushë, qoftë dhe aty ku je diplomuar. /tesheshi.com/

Related Posts

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Next Post
PE miraton liberalizimin e vizave për Kosovën, Lunaçek: Politikanët tani të veprojnë

PE miraton liberalizimin e vizave për Kosovën, Lunaçek: Politikanët tani të veprojnë

Messi mund të largohet nga Barcelona?

Messi mund të largohet nga Barcelona?

Donald Lu, letër deputetëve në mesnatë: Votojeni reformën më 21 korrik, bëjeni për Shqipërinë!

Donald Lu, letër deputetëve në mesnatë: Votojeni reformën më 21 korrik, bëjeni për Shqipërinë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni