Ndeshja ndërmjet Norwich City-t dhe Liverpool-it, kishte shumë të papritura, në mesin e tyre edhe thyerjen e syzeve të trajnerit gjerman, Jurgen Klopp.
Gjatë festimit të golit të fundit të realizuar nga Lallana, që i solli fitoren skuadrës së tij, Klopp u hodh duke përqafuar lojtarët e tij dhe për një çast mbeti pa syze.
Ndërkohë në konferencën e zakonshme pas ndeshjes për shtyp, Klopp, gjeti kohë edhe për shaka.
“Zakonisht unë mbaj nga dy palë size. Mirëpo ishte e vështirë për t’i gjetur syzet pa syzet e tjera”, përfundoi gjermani. tesheshi.com/