Siç njofton Anadolu Agency nga vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për xhaminë Geylani kur përveç dëmeve të jashtme, në muret e brendshme vërehen gjurmë të shkatërrimit me municion, ndërsa kopje të Kur’anit janë shqyer, djegur dhe hedhur nëpër xhami.
Thuhet se xhamia është përdhosur, pasi terroristët e PKK-së e kanë shfrytëzuar objektin fetar për një muaj ditë rresht duke e përdorur si vendstrehim.
Një burim anonim ka konfirmuar se ata, pas daljes nga xhamia, në hyrjen e saj kanë aktivizuar një bombën të improvizuar e cila ka shkaktuar gjatë aktivizimit.
Operacione antiterroriste kanë nisur në Sirnak më 14 mars, me qëllim të çlirimit të qytetit nga terroristët dhe vendosjen e sigurisë publike.
Forcat e sigurisë së Turqisë thonë se deri më tani në këtë krahinë janë neutralizuar 408 terroristë, janë larguar 191 barrikada, e se gjatë 90 ditëve janë konfiskuar 1.122 mjete të improvizuara eksplozive. /tesheshi.com/