Te flesh menjëherë pasi je ushqyer, ndërsa në fakt mendoje se do shihje një film, mund të mos jetë një proces për t’u shpërfillur, sidomos nëse bëhet fjalë për meshkujt.
Sipas një studimi të ri, meshkujt që ndiejnë nevojën për të shkuar në shtrat herët, mund të vuajnë nga problemet kardiake, të paktën këto thuhet se janë sinjalet e para. Për të arritur rezultatet e kërkimit, janë vëzhguar rreth 2400 meshkuj të rritur dhe është parë se ata që kishin sinjale problemesh kardiake flinin 18 minuta përpara të tjerëve.
Me të fjetur, lëvizjet e tyre në shtrat ishin më të shpeshta. Pra, nëse gjumi troket përpara orareve me të cilat jeni mësuar më parë, hapni sytë! /tesheshi.com/