Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Jostabiliteti energjetik në Kosovë, sinjal negativ për investitorët potencial

by te Sheshi
03/08/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Jostabiliteti energjetik në Kosovë, sinjal negativ për investitorët potencial

Nga Bashkim Kastrati

Kriza e paralajmëruar energjetike krijon pasoja të në shumë dimensione. Përveç pasojave të drejtpërdrejta në jetën e qytetarëve dhe bizneseve që veprojnë në Kosovë, jostabiliteti energjetik është një sinjal shumë i keq për investitorët potencial të huaj.

Furnizimi stabil me energji elektrike është njëri nga kushtet bazë për secilin investitor që dëshiron të investojë në Kosovë. Kompanitë serioze nuk investojnë në një vend ku nuk ka stabilitet energjetik, sepse kjo do t’u shkaktonte dëme të mëdha bizneseve të tyre, veçanërisht atyre prodhuese.

Prandaj lajmet e tilla se kanë mbaruar rezervat e qymyrit dhe se vendi mund të zhytet në një krizë të madhe energjetike pas dy jave tregojnë për një jostabilitet të madh energjetik. Edhe nëse ky problem zgjidhet në kohë reale, vetë fakti se Kosova rrezikohet nga situata të tilla është një mesazh jashtëzakonisht i keq për investitorët që mendojnë të investojnë kapitalin e tyre në shtetin e Kosovës.

Alarme të tilla shqetësuese vijnë pikërisht kur mendohet të fillohet ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” e cila thuhet se përveç së i siguron energji të mjaftueshme Kosovës, ka kapacitet edhe për të eksportuar për vendet e rajonit.

Në bazë të hulumtimeve dhe raporteve të organizatave vendore dhe ndërkombëtare, jostabiliteti energjetik ka qenë ndër vite një nga pengesat kryesore për ardhjen e investimeve të huaja në Kosovë.

Energjia elektrike është “alfa dhe omega” e investitorëve

Ekonomisti Lulzim Beqiri ka thënë për tesheshi.com se kjo çështje së pari është papërgjegjësi e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila ka për detyrë të shpronësojë atë pjesë në mënyrë që të hapet rruga për dalje nga kriza energjetike që e pret Kosovën. Ai mendon se ngërçi politik dhe papërgjegjësia politike kanë rrezikuar që qytetarët të shqetësohen pa masë si pasojë e mundësisë së mbetjes pa energji elektrike.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës, përkatësisht qeveritë e të gjitha legjislaturave vetëm sa e kanë dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai rikujton faktin se Kosova në të gjitha raportet vlerësuese ka notë negative, korrupsioni, nepotizmi, mos sundimi i ligjit, stabiliteti politik janë ato që e karakterizojnë Kosovën në lajmet ndërkombëtare.

“Energjia elektrike është alfa dhe omega që një investitor duhet ta ketë, ne ende ballafaqohemi me probleme me drita, përderisa qëndrojmë në krye të rezerva me linjit, i gjithë rajoni e ka kaluar këtë problem madje ata e kanë avancuar aq shumë sa që janë shumë hapa më larg Kosovës, këtu do të duhet të merret dikush në përgjegjësi politike e penale, si ka mundësi që kaq shumë investime janë bërë edhe ende vuajmë për energji elektrike”, theksoi Beqiri.

Beqiri mendon se kriza e fundit energjetike ka edhe konotacion politik, për arsye se po bëhet në kohën kur pritet të formohen Institucionet e vendit dhe ka tendenca të shmangies së vëmendjes së qytetarëve nga realiteti i hidhur.

“Jemi dëshmitarë se sa herë që ka probleme me formimin e institucioneve zhvendoset vëmendja në gjëra të tilla. Thjesht nuk ka arsye për një krizë energjetike, kjo më shumë është papërgjegjësi se sa mungesë e kapaciteteve për të prodhua energji”, u shpreh Beqiri.

Jostabiliteti energjetik vë në panik edhe investitorët që veprojnë në Kosovë

Ekonomisti Mustafë Kadriaj ka thënë për tesheshi.com se kriza me energji elektrike është një paradoks që e përcjellë Kosovën që nga paslufta. Sipas tij, është e pakuptimtë që Kosova të ketë krizë me furnizim me energji elektrike kur dihet që është ndër vendet në nivel botëror me resurse natyre të lëndës së parë për prodhim të energjisë elektrike.

“Janë disa pyetje që duan përgjigje njëherë e përgjithmonë: Kush po e shkakton krizën me energji elektrike? Në llogari të kujt shkon kriza e energjisë elektrike? Deri kur kështu? Këto pyetje çdo ditë bëhen nga qytetari i Kosovës. Nëse Kosova ka krizë siç është furnizimi me energji elektrike, ku është si vend që e prodhon, paramendoni sa në rrisk është ekonomia e Kosovës, duke u bazuar që Kosova ka një import mbi 85%”, thotë Kadriaj.

Ai thotë se në kuptimin e plotë të fjalës krizë reale nuk ka, por Kosova ka një krizë që po e përcjellë faktori njeri, përkatësisht lidershipi kosovar, partitë politike që për apetite të tyre po e dëshmojnë çdo ditë e më shumë se flakin interesin e ekonomisë dhe të qytetarit të Kosovës.

Ai thotë se është e pa kuptimtë të thuhet që Kosova rrezikohet me rezerva të lëndës së parë duke e ditur që disponon me lëndë të pare të mjaftueshme, poashtu një korporatë siç është KEK-u nuk duhet të bëjë alarm në një afat brenda dy javëve, sepse minimumi një vit do të duhej të jepte alarmin.

Kadriaj thotë se përveç sinjaleve negative që jostabiliteti energjetik mund të shkaktojë për investitorët potencial, situata të tilla alarmi, krijojnë një shqetësim dhe pasiguri edhe tek bizneset aktuale të cilat tashmë veprojnë në Kosovë.

“Në këtë krizë politike që ka Kosova mjafton edhe një panik për krizë me energji elektrike. Si do të shihet Kosova nga investitorët e huaj për investime të mundshme. Uroj që 3 gushti të gjejë Kosovën me qeveri dhe t’i merr detyrat që t’i kthehet perspektiva Kosovës”, theksoi Kadriaj. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Parcelat me kanabis, angazhohet edhe policia kriminale italiane. Çfarë po ndodh nga ajri (VIDEO)

Parcelat me kanabis, angazhohet edhe policia kriminale italiane. Çfarë po ndodh nga ajri (VIDEO)

A po paralajmëron Isa Mustafa largimin e Teuta Rugovës?

A po paralajmëron Isa Mustafa largimin e Teuta Rugovës?

Mbappe drejt Barcelonës? Monaco kërkon 200 milionë euro

Mbappe drejt Barcelonës? Monaco kërkon 200 milionë euro

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni