Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi bëri me dije nisjen se shpejti të një linje ajrore mes Tiranës dhe Riadit, për mundësimin e lidhjeve sa të më ngushta të Shqipërisë me Arabinë Saudite.
“Qytetarët shqiptarë do të mirëpresin vendosjen e linjes ajrore direkte midis Tiranës dhe Riadit, e cila do të intensifikojë jo vetëm bashkëpunimin ekonomik, por edhe shkëmbimet e turistëve midis të dy vendeve. Investimet saudite janë të mirëpritura në Shqipëri dhe ne do të përmirësojmë vazhdimisht klimën pozitive për këto investime”, tha Ruçi.
Në të njëjtën frymë u shpreh dhe ambasadori Abdulmomen Sharaf.
“Linja direkte Tiranë-Riad pritet të vendoset së shpejti, në harkun kohor të dy-tre muajve të ardhshëm. Njëkohësisht, ne punojmë për tërheqjen e investitorëve sauditë në Tiranë si edhe zbatimin me sukses të marrëveshjeve të nënshkruara midis të dy vendeve.”, theksoi kryediplomati saudit në Tiranë. /tesheshi.com/