Këshilltarët komunal të Gjilanit në seancën e jashtëzakonshme sot kanë shpallur qytetar nderi zv.Presidentin e SHBA-ve Joseph Biden, për të cilin u tha se ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe shqiptarët.
Këshilltarët komunalë gjilanas lavdëruan Biden për kontributin e tij, edhe pse kjo seancë nuk kaloi pa kritika.
Këshilltar nga LDK-ja, Nevzad Rushiti
“Gjilani është i nderuar që shpall qytetar nderi Joseph Biden, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën”, tha këshilltar nga LDK-ja, Nevzad Rushiti
Ibish Ibishi nga AAK-ja u shpreh se është dashur të sillet një biografi për zotin Biden, pavarësisht se ne të gjithë e njohim.
Kuvendi, i cili përbëhet nga gjithsejtë 35 anëtarë, me 17 vota për, ka shpallur “Qytetar Nderi” Joseph Bidenin. /tesheshi.com/