Nuk është e thënë që vetëm Joleza t’ja fus rroma për toma, por dhe të tjerë karshi saj. Kryetaren e Forumit Rinor Eurosocialist, e njohur së fundi për jerminë e saj në deklarime publike, një portal në Maqedoni e ka bërë deputete.
Ajo ka dalë në krah të kreut të opozitës maqedonase, Zoran Zaev, si një “çift i lumtur” këndej e andej kufirit, ndonëse ai është në opozitë dhe ajo në pushtet.
Por, për kolegët në Shkup duhet sqaruar se Joleza nuk është deputete.
Pas kësaj gafe gazetareske, mbetet të thuhet se mjaft të përmendet Joleza Koka dhe rrëshqitja është e dyanshme, përfshirë pra dhe ata që e citojnë. /tesheshi.com/