Presidenti amerikan Donald Trump i tha sot Boris Johnson se Britania e Madhe do të bëj një marrëveshje të madhe tregtare me Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se kryeministri i ri britanik ishte njeriu i duhur për të nxjerrë vendin e tij nga Bashkimi Evropian.
Dyshja u takuan për herë të parë në samitin e G7 në Francë. Johnson i kishte bërë me dije Trump se shërbimi shëndetësor NHS në Mbretërinë e Bashkuar ishte jashtë tryezës në bisedimeve tregtare me SHBA-të.
Udhëheqësi i ri po përpiqet të mbajë raporte të mira me Trump duke i lënë anash homologët evropian.
Ai tha se bisedimet tregtare me Shtetet e Bashkuara do të ishin të vështira, por kishte mundësi të mëdha për bizneset britanike në tregun amerikan.
Johnson pritet të takojë kreun e Këshillit Evropian Donald Tusk, pasi dyshja u përplasën lidhur me dilemën se kush do të fajësohej në rastin e një daljeje pa marrëveshje nga BE-ja. /tesheshi.com/