Pas 10 ditësh, Shqipërinë do e vizitojë sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.
Ai do vijë ditën e ashtëquajtur të Shën Valentinit, jo aq për të shpalosur një dashuri amerikane për Shqipërinë, por në kuadër të një misioni diplomatik 5 ditor në disa kryeqytete europiane, ku në qendër mendohet të jenë çështje të sigurisë pas konfliktit të ashpër sirian, por dhe potencës në rritje të Moskës. /tesheshi.com/