Nuk do të ketë takim mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa Rusia mban ende anije të Ukrainës dhe marinarët e kapur pranë Krimesë – tha këshilltari i sigurimit kombëtar i SHBA John Bolton.
“Nuk shoh ndonjë rrethanë në të ardhmen e parashikueshme që një takim i tillë do të mbahet derisa anijet dhe ekuipazhi i tyre të lirohen”, u tha Bolton gazetarëve në një grup analitik në Uashington, raporton Reuters.
Takimi mes dy lidërve botërore ishte planifikuar për në Samitin e G-20 në Argjentinë, por ishte pikërisht kriza e rishpërthyer ukrainase, e cila detyroi predidentin Trump që të tërhiqet e ta anullojë. /tesheshi.com/