Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Jo vetëm ndarje: keqmenaxhim, shkelje në prokurim dhe punësime joligjore në Komunën e Mitrovicës së Veriut

by te Sheshi
23/01/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Jo vetëm ndarje: keqmenaxhim, shkelje në prokurim dhe punësime joligjore në Komunën e Mitrovicës së Veriut

Nga Bashkim Kastrati

Zyra e Auditit të Përgjithshëm të Kosovës ka kryer auditimin edhe në Komunën e Mitrovicës së veriut, e cila udhëhiqet nga Goran Rakiç, kryetari ky që ka dalë nga zgjedhjet e mbajtura në Kosovë, por që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Në këtë komunë auditi ka gjetur parregullsi të shumta, që kanë të bëjnë me qeverisjen, punësimet dhe sidomos me prokurimin.

Auditi konsideron se Pasqyrat Vjetore Financiare nuk paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë, në të gjitha aspektet materiale, të pranimeve dhe të pagesave si dhe të buxhetit të realizuar të  Komunës së Mitrovicës së Veriut për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2015.

Auditi, në raportin e përgatitur për këtë komunë thotë se ka identifikuar dobësi në menaxhimin e kontratave dhe realizimin e projekteve. Këto kanë ndodhur sepse komuna nuk kishte respektuar plotësisht rregullat dhe udhëzuesit e prokurimit.

Parregullsitë janë si në vijim:

Për 10 kontrata të nënshkruara (516,111 euro) komuna nuk kishte përgatitur plan për menaxhimin e kontratave. Komuna kishte paguar 9,673 euro për shërbimin e pastrimit të lumit nga buxheti për investime kapitale. Më 20.11.2015 komuna kishte nënshkruar kontratën për projektin “Ndërtimi dhe renovimi i kopshtit të fëmijëve” në vlerë 179,234 euro.

Afati për përfundimin e punëve ishte 45 ditë pune, ndërsa deri më 29.03.2016 punimet ende nuk ishin përfunduar.  Te kontrata “Rindërtimi i kulmit të ndërtesës së Beriljës në rrugën Mbreti Petar I nr. 123-125” në vlerë 19,991 euro, punimet janë kryer me një vonesë prej 38 ditësh pune. Për më tepër, pagesa e situacionit të fundit ishte kryer pa pranim teknik të punimeve nga ana e komisionit.

Për projektin “Rindërtimi, mbulimi dhe veshja e  kulmit të ndërtesës së banimit Berilja në rrugën “Mbreti Petar I nr. 137-153” në vlerë 31,394 euro, punimet kishin filluar 22 ditë para nënshkrimit të kontratës.

“Mungesa e planeve për menaxhimin e kontratave dhe vonesat në realizimin e punimeve mund të rezultojnë me cilësi të dobët të punëve dhe shërbime të dobëta për qytetarët e komunës. Fillimi i punëve para nënshkrimit të kontratës, pagesa pa pranim teknik dhe pagesa e shërbimeve nga buxheti për investime kapitale rezulton me shkelje të Ligjit të Prokurimit dhe me pagesa të parregullta që mund të jenë subjekt i mashtrimit”, thuhet në raport.

Në lidhje me këto parregullsi, auditi i rekomandon kryetarit të komunës se duhet të sigurojë se është kryer një shqyrtim për të përcaktuar pse në rastet e mësipërme kërkesat e prokurimit dhe rregullat financiare nuk janë zbatuar me konsistencë.  Rrjedhimisht, kontrollet duhet të forcohen për të siguruar situatat e ngjashme nuk do të përsëriten në prokurimet e ardhshme.

E gjetura tjetër tregon se menaxhmenti i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka udhëhequr procedurat e prokurimit për projektin dyvjeçar “Furnizimi me aparaturë mjekësore për nevojat e institucioneve shëndetësore në këtë komunë” të financuar nga Ministria e Shëndetësisë me vlerë të planifikuar 600,000 euro. Gjatë auditimit të dosjes së tenderit për këtë projekt auditi ka identifikuar dobësitë në vijim:

Tre ofertues nuk kishin dorëzuar dosjet origjinale të tenderit dhe ishin pranuar si të përgjegjshëm. Komuna kishte lidhur një kontratë kornizë me një operator për të tri Lotet pa e vendosur çmimin e furnizimeve në Nenin 4 të kontratës. Në vend të çmimit, në kontratë ishte vendosur teksti nga shablloni i kontratës ku thuhet “4.1 Çmimet njësi të furnizimeve janë paraqitur në Ofertën Financiare, Lista e Çmimit e paraqitur nga Furnizuesi”. Vlera e ofertës financiare në këtë rast ishte 441,170 euro; dhe

Komuna kishte tejkaluar vlerën e kontratës kornizë (441,170 euro) për 10,369 euro mbi 30% të pragut të lejuar me Udhëzim Administrativ 02/2015 për kontratat kornizë.

“Dështimi për të ndjekur plotësisht procedurat e prokurimit dhe udhëzuesit përkatës në mënyrë konsistente,  ka rezultuar në tejkalim të vlerës së kontratës dhe lidhjen e një kontrate pa përcaktuar çmimin e mallrave. Kjo mund të rezultojë me pagesa të parregullta dhe humbje financiare për komunën”, tërheq vërejtjen auditi.

Konkluzioni i auditit për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin për Komunën e Mitrovicës së Veriut është se prokurimi edhe më tej vazhdon të mbetet sfidë e madhe për komunën, për shkak se nuk zbatohen rregulloret. Sipas auditit, kjo rezulton me vlerë të dobët për para dhe me vonesa në realizimin e projekteve. Sistemet financiare të kontrollit ndaj të hyrave dhe shpenzimeve kërkojnë përmirësim të mëtejmë. Fushat kryesore që kërkojnë përmirësim të mëtejmë janë realizimi i buxhetit, posaçërisht për kategorinë e investimeve kapitale si dhe përmirësimet tek planifikimi dhe arkëtimi i të hyrave.

“Nga shqyrtimi i 23 kontratave kemi identifikuar një përdorim të shpeshtë të kuotimeve të çmimeve për kontrata të ngjashme. Në veçanti, kontrollet menaxheriale nuk kanë funksionuar në mënyrë efektive për të siguruar përdorimin e procedurave të duhura të prokurimit”, thuhet në raport

U rekrutuan punëtorë në mënyrë të jashtëligjshme

Në kabinetin e kryetarit  Goran Rakiç janë të angazhuar tetë të punësuar, edhe pse numri i lejuar ishte 6, ndërkaq, shtatë zyrtarë kanë marrë paga retroaktive në vlerë të përgjithshme prej 6,811 euro ndërsa gabimisht janë regjistruar si shtesa.

“Menaxhmenti kishte marrë një vendim (të pashkruar) për të suspenduar pagat, por jo kontratat, për 599 punonjës në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë. Kjo, sipas menaxhmentit, ka ndodhur për shkak të rrethanave politike, por nuk ishte në gjendje të ofrojë informata shtesë. Në anën tjetër, në këta dy sektorë janë rekrutuar 25 punonjës të tjerë të cilët paguhen nga buxheti i komunës. Dosjet e personelit janë të pakompletuara. Ne kemi gjetur se në këto dosje ekzistojnë vetëm kopjet e letërnjoftimit dhe llogarisë bankare”, thuhet në raportin e auditit.

Nuk ka fare auditim të brendshëm

Auditi thekson se brenda Komunës së Mitrovicës së Veriut ekzistojnë një sërë dobësish lidhur me qeverisjen, veçanërisht në lidhje me raportimin menaxherial dhe menaxhimin e rrezikut. Aranzhimet tjera të cilat do ta mbështesnin zhvillimin e qeverisjes, si përgjigjja efektive ndaj rekomandimeve të auditimit dhe operimi i një sistemi të auditimit të brendshëm, nuk janë të vendosura.

Në këtë komunë gjithashtu nuk funksionin auditi i brendshëm, e i cili është i domosdoshëm për secilën komunë.

“Që nga shuarja e Njësisë të Auditit të Brendshëm në vitin 2014, komuna nuk ka themeluar shërbimin e auditimit të brendshëm e as Komitetin e Auditimit, ndonëse kjo ishte rekomanduar vazhdimisht nga Auditi i Përgjithshëm. Si duket, menaxhmenti i komunës nuk ka arritur ta kuptojë mjaftueshëm rolin dhe rëndësinë e auditimit të brendshëm në përmirësimin e aktiviteteve operative dhe financiare të komunës”, thuhet ndër të tjera në raport.

Auditi tërheq vërejtjen se mungesa e rishikimeve të rregullta të auditimit të brendshëm mund të ndikojë në vazhdimin e përsëritjes së dobësive në sistemet kyçe të kontrollit të brendshëm. Për më tepër, menaxhmenti mund të mos jetë në gjendje që me kohë t’i identifikojë dobësitë e kontrolleve dhe të reagojë për eliminimin e tyre. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Pensionistët i gëzohen borës, rrëshqasin me legen (video)

Pensionistët i gëzohen borës, rrëshqasin me legen (video)

Marine Le Pen: BE-ja ka vdekur, por nuk e di ende

Marine Le Pen: BE-ja ka vdekur, por nuk e di ende

Gazeta më e madhe serbe: Është mbyllur pakti, Putin do ta njohë Kosovën

Gazeta më e madhe serbe: Është mbyllur pakti, Putin do ta njohë Kosovën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni