Autoritetet shqiptare, në përpjekje për të bindur opinionin se ajo çfarë ndodh në Kakavijë, apo me autoritetet greke, nuk është e vetmja.
E pos kësaj, sfidat me të cilat ajo përballet në këto kohe pandemike me shumë shqiptarë që vejnë e vijnë nëpër botë, janë të shumta.
Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme tregon shkurt se ç’ndodhi me një disa shqiptarë që udhëtuan drejt Polonisë.
“Në mënyrë të papritur, Polonia ka ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë.
Për shkak të këtij ndryshimi, ditën e shtunë, më 15 gusht 2020, qytetarë shqiptarë, të cilët u nisën në udhëtim drejt aeroportit të Varshavës me linjën ajrore të Kompanisë Polake, LOT Airline, nuk janë lejuar, që të hyjnë në Poloni.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni në komunikim të ngushtë me disa shtetas të bllokuar në aeroportin e Varshavës, u vu menjëherë në komunikim me autoritetet vendase dhe me drejtuesit e kompanisë ajrore LOT Airline, duke arritur të bëhej e mundur vendosja e një avioni charter në dispozicion të shtetasve, për t’i rikthyer në atdhe, sot, e diel, 16 gusht 2020, herët në mëngjes”. /tesheshi.com/