Kryeministri Rama e quajti ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, si një “fatkeqësi natyerore”, si vijim i replikave me vartësin e Vuçiçit, ditë pas e cilësoi dhe si “magjar”(gomar).
“Për sa i përket fatkëqësisë natyrore që zbulova se ndodhet në qeverinë e Serbisë, në trajtën e një ministri, unë pres që presidenti i Serbisëtë kërkojë ndjesë për atë fatkeqësi.
E mirëkuptoj që mund të mos ketë fuqi mbi atë fatkeqësi, por ta mbajë për vetë dhe Serbinë. Se po qe për Edi Ramën, ju e dini, këta më stimulojnë dellin e polemikës”, tha shefi i qeverisë shqiptare.
Rama bëri me dije se Ministria e Jashtme do thërrasë ambasadorin serb për një notë verbale.
Ky zhvillim erdhi pas mbledhjes së dy qeverive, ku Tirana vendosi që Porti i Durrësit t’i përkasë dhe Kosovës. Reagoi Vulin, duke thënë se Rama po krijon “Shqipërinë e Madhe”. /tesheshi.com/