Suksesi kroat në Botëror është përzier dhe me implikime politiko-nacionaliste nga e kaluara e këtij vendi ballkanik të ish-Jugosllavisë. Rivalë me serbët, deri në armiqësi, suksesi i tyre ka patur dhe pamjen e një karshillëku ndaj tyre. Dhe ka arsye për të thënë se suksesi kroat ka provokuar dhe më të përvuajturit e këtij Botërori: serbët.
Këta të fundit, me gjasë më shumë se mossuksesi i tyre – nuk arritën të kapërcejnë as grupin, e për më tepër u ndëshkuan rëndë nga dy shqiptarë në përballjen me Zvicrën – po vuajnë suksesin kroat që ka prekur finalen, e që mund të çojë nga Moska në Zagreb, Kupën e Botës.
Tregues i kësaj është një deklarim i portierit Subasiç. Përballja me Anglinë përkoi me 23-vjetorin e Srebrenivës, dhe gardiani i portës kroate mësohet të ketë thënë se “do të luante për nënat e Srebrenicës”.
Siç dihet, masakra e Srebrenicës në vitin 1995 është njolla më e rëndë e serbëve në historinë e ekzistencës së tyre si komb. Dhe kroatët e kanë vrasjen e mbi 8 mijë meshkujve muslimanë të Bosnjes si “kartën” e tyre të diskretitimit nacional të serbëve. /tesheshi.com/