Italianët e rinj me gradë universitare po largohen gjithnjë e më shumë nga vendi, duke e lënë atë për 2019-ën plot 29,000 ose 6 përqind më shumë se vitin e kaluar, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (ISTAT).
Në pesë vitet e fundit, krahasuar me periudhën e kaluar, 45 përqind më shumë të rinj italianë me gradë kanë ikur shkuar në kërkim të një jete më të mirë, shtohet në informacion, një tezë tashmë e njohur kjo si përgjigje për fenomenin.
Një total prej 182,000 maturantësh italianë janë larguar nga vendi në 10 vjet, sipas të njëjtit burim.
“Ri-emigrimi i shtetasve italianë i atribuohet pjesërisht vështirësive të tregut italian të punës, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë,” tha instituti.
“Gjeneratat e lindura dhe të rritura në mes të epokës së globalizmit ka të ngjarë të marrin një qasje tjetër, e cila i vendos të rinjtë më të kualifikuar të investojnë më lehtë talentin e tyre në një vend të huaj, ku ata kanë më shumë mundësi për të ndërtuar një karrierë dhe kanë një pagë më të lartë”, shton ISTAT. /tesheshi.com/