Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, i ka marrë seriozisht paralajmërimet e ekspertëve se koronavirusi mund të transmetohet me dorë.
Për këtë arsye, trajneri gjerman nuk pranoi t’u jepte dorën tifozëve përpara ndeshjes së Champions League kundër Atleticos.
Klopp po dilte nga dhomat e zhveshjes, kur u ballafaqua me disa mbështetës që donin ta përshëndesninme takim duarsh, por u përballën me ftohtësinë tipike gjermane, në këtë rast nga një shkak i caktuar.
Ama, diçka të tillë nuk e bëri me Simeonen, trajnerin argjentinas të Atleticos, ndonëse me shumë siklet. /tesheshi.com/
No high-fives tonight 🚫 https://t.co/LJHWVH9hJJ
— B/R Football (@brfootball) March 11, 2020