Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Jo në luftë! Si e shmangin rekrutimin të rinjtë rusë

Shumë meshkuj nga 18 deri në 27 vjeç, të larguar nga vendi

by te Sheshi
20/03/2022
in Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Jo në luftë! Si e shmangin rekrutimin të rinjtë rusë

Ndërsa thashethemet për një gjendje të jashtëzakonshme filluan të përhapeshin në Rusi në fillim të marsit, disa të rinj u larguan shpejt nga atdheu i tyre, nga frika se do të rekrutoheshin dhe do të dërgoheshin në fushën e betejës në Ukrainë.

Ata janë pjesë e mijëra njerëzve që kanë ikur nga Rusia që prej 24 shkurtit, ndërkohë që presioni është në rritje nga ana e popullatës që kundërshton luftën.

Ivan *, 17 vjeç, u largua nga Rusia për në Turqi të hënën.

“Nuk mendoj se është normale që në shekullin e 21-të njeriu mund të merret në ushtri kundër dëshirës së tij për një vit të tërë. Tani rekrutët po dërgohen në vijën e parë. Unë jam kategorikisht kundër ‘operacionit ushtarak’ të kryer nga vendi im,” i tha ai Al Jazeera-s, duke ironizuar me togfjalëshin e përdorur terminologjinë e udhëheqjes shtetërore kur i referohet luftës në Ukrainë.

Pasi insistoi fillimisht se vetëm ushtarë profesionistë do të luftonin në Ukrainë, Ministria ruse e Mbrojtjes më vonë pranoi se kishte vendosur rekrutë në fushën e betejës, disa prej të cilëve ishin vrarë ose kapur.

“Si të shmangni shërbimin ushtarak?”

Rusia ka pasur një sistem rekrutimi që nga periudha cariste. Në atë kohë, rekrutët mund të detyroheshin të shërbenin deri në 15 vjet. Por rekrutimi modern u krijua në epokën sovjetike.

Çdo mashkull i aftë për punë nga mosha 18 deri në 27 vjeç, teorikisht, duhet të shërbejë një vit në ushtri, dhe refuzimi sjell dënime të rënda deri në dy vjet burg.

Përjashtim bëjnë studentët, të dënuarit dhe të afërmit e ushtarëve të vrarë, si dhe kujdestarët e anëtarëve të familjeve me aftësi të kufizuara. Ata mund të shtyjnë shërbimin ushtarak.

Në praktikë, shumë të tjerë kanë mundur të shmangin rekrutimin me mënyra të ndryshme. Ata me para kanë zgjedhur ryshfetin, me anë të të cilit merrnin kartela mjekësore për të vërtetuar se nuk ishin të përshtatshëm për ushtrinë. Të tjerë se kishin probleme psikologjike ose që falsifikonin të dhënat e shkollës.

“Na është bërë shpesh pyetja: ‘Si të shmangim shërbimin?”, tha për Al Jazeera-n Elena Popova, koordinatore e Lëvizjes së Ndërgjegjes Ruse.

“Në përgjithësi kam vënë re se njerëzit janë qenë shumë të frikësuar në shumë mënyra që nga fillimi i kësaj lufte. Ata ndjejnë se liria e tyre është nën presion”, shtoi ai.

Ekziston një mënyrë tjetër për të shmangur shkuarjen në ushtri.

Sipas kushtetutës ruse, njerëzit bindjet fetare ose personale të të cilëve janë në kundërshtim me shërbimin ushtarak, si dhe anëtarët e pakicave të caktuara etnike që jetojnë një mënyrë jetese tradicionale, mund të zgjedhin “shërbimin civil alternativ” në vend të ushtrisë.

Bindje të tilla fetare ose personale janë të përcaktuara në mënyrë të paqartë – thjesht të thuash që je pacifist, për shembull, nuk mjafton, sepse duhet vërtetuar.

“Unë nuk jam i trajnuar për të vrarë”

Kjo mund të bëhet përmes një procedure burokratike që përfundon me një ekzaminim para një komiteti ushtarak. Nga dhjetëra mijëra njerëz që regjistrohen çdo vit në ushtri, vetëm një pjesë e vogël ka mundësinë e shërbimit alternativ.

Grisha Retvanov, 29 vjeç, ishte në shërbimin civil alternativ nga viti 2018 deri në vitin 2020, si portier në një shtëpi pleqsh pranë shtëpisë së tij në Shën Petersburg.

“Kushtet ishin të shkëlqyera. Rreth e rrotull kishte pyll dhe natyrë. Por më e rëndësishmja është se unë nuk jam trajnuar për të vrarë”, tha ai.

Shtatëmbëdhjetë vjeçari Vjeçeslav, i cili kërkoi të mos publikohej mbiemri i tij, thotë se ka në plan të aplikojë për një shërbim alternativ.

“Kjo është e frikshme. Konflikti do të përfundojë një ditë, por deri atëherë është e frikshme që diçka e tillë të ndodhë në kohën tonë dhe në vendin tonë”, tha ai duke folur për luftën.

“Nuk mund ta imagjinoj as të lëndoj fizikisht një njeri tjetër. Edhe kur më fyejnë ose bëjnë diçka të tmerrshme me ata që dua, unë mund të zemërohem ose të mërzitem, por nuk mund t’i lëndoja. Kjo është jashtë mendjes sime”, shtoi ai.

Por për Ivanin në Turqi, alternativa është e tepërt.

“Kanë kaluar dy vite nga jeta ime”, thotë ai. “Diku në 18 muajt e ardhshëm do të kthehem në Rusi dhe do të aplikoj për vizë gjermane, por në të ardhmen, nuk do të kthehem në Rusi për më shumë se tre muaj derisa të bëhem i papërshtatshëm për shërbimin ushtarak në moshën 28-vjeçare”.

“Unë mund të kthehem në atdheun tim dikur në një të ardhme të largët, por kjo do të jetë kur të jetë ndryshe, një vend i lirë.” /tesheshi.com/

Related Posts

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Çanakalaja: sikur osmanët, shqiptarët e gjermanët të fitonin dhe luftën

Çanakalaja: sikur osmanët, shqiptarët e gjermanët të fitonin dhe luftën

Qemal Stafa: a do qe prift nëse jo komunist?

Qemal Stafa: a do qe prift nëse jo komunist?

Lufta: e fundit nga fushëbeteja diplomatike

Lufta: e fundit nga fushëbeteja diplomatike

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni